web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbledhja e Begajt lubrifikoi zhurmat”/ Shehi: Agasi merrte përdore shtetin shqiptar

28 Shtator 2026, 21:19, Politikë CNA

“Mbledhja e Begajt lubrifikoi zhurmat”/ Shehi: Agasi merrte

Politikani Dashamir Shehi u shpreh sot lidhur me zhvillimet mbi skandalin e SHISH-it dhe mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Shehi e cilësoi situatën si një zhurmë të madhe të krijuar në Tiranë, kryeqendrën politike të vendit.

Sipas tij, mbledhja e thirrur sot nga presidenti Begaj është e vonuar në kohë, pavarësisht se ka vetëm funksion këshillimor.

Shehi nuk ngurroi të komentonte edhe përfshirjen në ngjarje të emrit të njohur të drejtësisë, Ergys Agasi, që sipas tij, dukej se komandonte brenda shtetit shqiptar.

“Është bërë gjithë kjo zhurmë, kështu që do të marrin një minimum reagimi. Gjykoj se këshilli duhej mbledhur me kohë, edhe për shumë tema të tjera, për aq funksion sa ka. Nuk ka ndodnjë funksion të madh, por gjithsesi këtu ka ndodhur. Mund të ishte mbledhur edhe për situata të tjera, në rajon dhe Kosovë. Fatkeqësisht mblidhet kur në Tiranë ngrihet zhurma. Gjykoj se më shumë është mbledhur për t’iu përgjigjur zhurmës se çfarë po bën Presidenti. Kam marrë pjesë nja dy herë për katër vite. Por nuk është kjo formula, thjesht lubrifikon zhurmat. Institucionet janë lëkundur. Këta i merr për veshi e për dore një kriminel që i ka futur gjithandej në punët e shtetit shqiptar. Është e rëndë për shtetin dhe për ambientin politik”,-tha Shehi./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga