Kronikë
Sherr me thikë në Greqi, shqiptari plagos 65-vjeçarin në një kantier ndërtimi

Një konflikt mes një shqiptari dhe një shtetasi grek ka përfunduar me përdorimin e thikës në një kantier ndërtimi në Glyfada të Greqisë.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të hëne në rrugën “Gennimata”, ku një 75-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dyshohet se ka qëlluar me thikë një 65-vjeçar grek.
Reklamë
Ky i fundit ka marrë plagë në qafë, brinjë dhe bark. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas raportimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas incidentit, 75-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




