Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Këshilli i Sigurisë te Kodra e Kuajve

‘Rama padrino i Tahirit, Veliajt, Ballukut, Gysit, Vlorës’/ Bushati: Funskionimi i shtetit si bandë mafioze

‘Rama padrino i Tahirit, Veliajt, Ballukut, Gysit, Vlorës’/ Bushati: Funskionimi i shtetit si bandë mafioze

21:26, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ka komentuar mënyrën e funksionimit të pushtetit dhe marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe disa prej figurave të rëndësishme të qeverisjes së tij.

Në debat me moderatorin Çim Peka, Bushati e ka përshkruar Ramën si “padrino” të një strukture që, sipas tij, funksionon si një piramidë kriminale.

Ai ka përmendur disa prej çështjeve dhe emrave të përfolur ndër vite, nga Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj te Belinda Balluku, AKSHI, Ergys Agasi dhe çështja e Vlorës, duke argumentuar se, sipas tij, përsëritja e këtyre skemave nuk mund të konsiderohet më si rastësi.

Debati në studio:

Peka: Janë dyshe apo janë treshe?

Bushati: Treshe nuk mund të them, pavarësisht se ka patjetër, kanë bashkëpunuar për punë shumë të zeza. Por, struktura e pushtetit në Shqipëri është si një piramidë e një bande kriminale.

Rama i përdor, por Rama s'është ortak me asnjërin. Pra, Rama është padrino, që mund të ketë deal-e të përkohshme me Belindën, me Saimir Tahirin, me Erion Veliajn, me të tjerë, por nuk është ortaku i tyre. Kjo është struktura, kështu që unë për këtë nuk kam dyshim që janë dyshe apo, apo treshe. Por problemi është që kur e njëjta skemë vërtetohet me prova, te kanabisi dhe te Saimir Tahiri, te modeli i 5D-së dhe vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë, te tenderat e Belinda Ballukut, te tenderat e AKSHI-t, te Gysi dhe te Vlora, kjo tregon që kjo nuk është më një rastësi, por është pikërisht funksionimi i shtetit si një bandë mafioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco