web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e 121-të e protestës/ Noka: Mbështetje nga opozita, përjashto “kamikazët” e Veliajt

28 Shtator 2026, 21:31, Politikë CNA

Dita e 121-të e protestës/ Noka: Mbështetje nga opozita,

Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, komentoi sot protestat kundër qeverisë, që këtë të hënë kanë hyrë në ditën e 121-të.

I ftuar në “A2 CNN”, Noka ritheksoi se opozita ka mbështetur këtë protestë që nga dita e parë dhe vijon njësoj në qëndrimin e vet ndaj këtyre tubimeve.

Sipas Nokës, veçimi i vetëm është ndaj 2-3 invididëve që janë futur në protestë për interesa të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

“Ne e mbështesin protestën dhe e kemi mbështetur që në fillim. Opozita mbështet çdo protestë, kudo dhe nga kushdo që të bëhet. Kjo është devizë. Po, mund të kemi pasur pargjykime për dy-tre kamikazë të Erion Veliajt që ishin aty, por jo për protestën. Janë individë që kemi gjykuar se mund të bëjnë lojëra, që janë brenda protestës, që tentojnë ta përçajnë”,-tha Noka./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga