Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Këshilli i Sigurisë te Kodra e Kuajve

Sebastiano dhe Pio Esposito shkruajnë historinë e Italisë, barazohet rekordi 111-vjeçar

Sebastiano dhe Pio Esposito shkruajnë historinë e Italisë, barazohet rekordi 111-vjeçar

21:38, 28/09/2026

Italia ka shkruar një tjetër faqe të veçantë në historinë e saj, këtë herë në Ligën e Kombeve. Në ndeshjen ndaj Turqisë, trajneri Roberto Mancini vendosi të aktivizojë nga minuta e parë vëllezërit Sebastiano dhe Pio Esposito, një zgjedhje që i riktheu “Axurrët” te një rekord i vendosur më shumë se një shekull më parë.

Për herë të parë pas 111 vitesh, dy vëllezër janë aktivizuar titullarë në të njëjtën ndeshje zyrtare të kombëtares italiane. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte në vitin 1915, kur Aldo dhe Luigi Cevenini u përfshinë në formacionin e parë të Italisë. Madje, të dy shënuan në atë ndeshje.

Para tyre, një tjetër dyshe vëllezërish kishte luajtur së bashku për kombëtaren. Bëhet fjalë për Giuseppe dhe Felice Milanon, të cilët u aktivizuan në vitin 1913.

Në kohët më moderne, rasti më i njohur është ai i vëllezërve Simone dhe Filippo Inzaghi. Dy sulmuesit italianë luajtën së bashku me kombëtaren në vitin 2000, por vetëm për 11 minuta, pasi ndeshja kishte nisur tashmë.

Ndërkohë, Sebastiano dhe Pio Esposito u bënë pjesë e historisë duke nisur së bashku nga minuta e parë ndaj Turqisë. Për dy vëllezërit, kjo përbën një moment të veçantë personal, ndërsa për Italinë është rikthimi i një rekordi që nuk ishte prekur prej 111 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco