E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Jo në emrin tim”, nuk ndalen protestat në Prishtinë në mbrojtje të UÇK

Qytetarët u mblodhën sërish sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Është kjo nata e 13-të me radhë e kësaj proteste.

Reklamë

Protesta e sontme vjen pas miratimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Deputetët thanë se e konsiderojnë “si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.

Ndërkohë, janë shtuar kërkesat që sa më parë të procedohen për votim në Kuvend ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.