Një video tronditëse ka mbërritur në redaksinë tonë, që tregon një nënë 21-vjeçare në Kombinat, duke goditur foshnjën e saj vetëm 6 muajshe, pasi fëmija nuk po flinte.
Në pamje dëgjohen edhe fjalë kërcënuese dhe një ton agresiv ndaj foshnjës. Materiali është filmuar nga bashkëjetuesja e kunatit të nënës së re, e cila pretendon, se sjellja e dhunshme ka qenë e zakonshme.
Vetë mamaja e foshnjes pranon episodin dhe shprehet e penduar për veprimet dhe fjalët ndaj fëmijës. Ajo e lidh gjendjen e saj emocionale, me problemet familjare mes prindërve të saj.
Pas reagimit institucional, kujdestaria e foshnjës i është kaluar menjëherë gjyshes. Është kryer një vlerësim paraprak i situatës, ndërsa psikologu i DVP Tiranë, Elidon Shehu, thotë, se zonja mund të jetë duke u përballur me depresionin pas lindjes.
Punonjësja sociale e mbrojtjes së fëmijëve, Blerina Hysi, shprehet, se foshnja do të qëndrojë në një ambient të sigurt, pranë familjarëve dhe nën mbikëqyrje, deri në përfundimin e vlerësimeve.
Klikoni videon
Nga ana tjetër, kunata e zonjës, pretendon se dhuna ndaj foshnjës ka qenë e përsëritur për muaj me radhë dhe se ajo e kishte informuar policinë për situatën. Për këtë rast, ka nisur një procedim për keqtrajtim të të miturve dhe dhunë në familje. /tvklan.al












