Vlora Hyseni do nxjerrë në media informacionet e saj? Muça: Njeriu i dëshpëruar të bën hatanë
Analisti Flogert Muça komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania publikimin në media të informacioneve që lidhen me sekretin hetimor në dosjen e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Sipas Muçës, nxjerrja e të dhënave që i përkasin një hetimi në media ngre pikëpyetje mbi profesionalizmin e disa prokurorëve, të cilët, sipas tij, duhet të tregojnë kujdes në ruajtjen e sekretit hetimor.
Analisti ngriti gjithashtu edhe një skenar të mundshëm, duke argumentuar se Vlora Hyseni tani që nuk është më pjesë e SHISH, mund të publikojë informacione sekrete që mund të disponojë.
“’Mund të dalin gjëra nesër pasnesër nga institucioni që u dekonspirua, që mund të mos jenë të ligjshme, por që mund të jenë të vërteta. Nga ai shërbimi ajo zonja nesër, në media… media nuk është për të mbuluar por për të zbuluar.
A duhet të dilte dosja e Vlora Hysenit? Po pra, rregulla të barabarta; ti i noxre ne do t’i nxjerrim.
Njëriu i dëshpëruar bën hatanë në ato kushte, ndaj ti si prokurori duhet të tregohesh profesionale dhe të mos nxjerrësh sekretin hetimor’, tha Muça.
Analisti Muça: Rama kërkoi të shkonte te “gjermani i rëndësishëm” gjatë konferencës
“Vidh edhe ti”, debat mes Kokës dhe Manjanit: Pse e bën personale?
Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit
- 21:57 Francë, zjarri më i madh që nga viti 1949 shuhet pas dy muajsh
- 21:46 Florida kundër OpenAI, thirrje për “frenim” të modeleve të IA dhe përjashtimin e të miturve nga ChatGPT
- 21:41 Katari do ndërmjetësojë bisedime të reja mes Iranit dhe SHBA-së
- 21:37 Analisti Muça: Rama kërkoi të shkonte te “gjermani i rëndësishëm” gjatë konferencës
- 21:35 Komplot për të sulmuar në Britani bazën ajrore amerikane? Nën hetim pesë britanikë të dyshuar
- 21:29 Kryepiskopi Joan për ditën e emrit merr urime dhe vlerësime nga Primatët e lartë të Kishave