“Mbledhja nuk është bërë për skandalin e SHISH”, Peka: Rama e thirri mbledhjen për presion

28 Shtator 2026 | 22:18

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka ka folur në Noë mbi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas ekspertit, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk u thirr për skandalin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Peka vlerëson se prania e kreut të SPAK-ut në mbledhje, përbën një formë presioni ndaj tij.

“Nuk e di çfarë është diskutuar por Këshillit të Sigurisë Kombëtare është organ konsultativ i presidentit ku ky i fundit nuk ka gjë në dorë. Është një institucion i krijuar me ligjin për autoritet e komandimit të Forcave të Armatosura, 2014.  

Personi përgjegjës për sigurinë kombëtare është kryeministri pasi drejton ekzekutivin. Fakti që ishte kreu i SPAK pjesë e mbledhjes, është një presion. Kjo sepse pashë deklaratën e presidentin që thoshte se  hetimet e drejtësisë të zhvilloheshin të pavarura, si dhe disa pika të tjera. Mbledhja nuk është bërë për skandalin e drejtorit të SHISH-it por është bërë për çështjen penale mbi drejtorin e SHISH-it dhe institucioneve të tjera.

Esenca është thjeshtë prania e tij dhe mesazhi që është përçuar në deklaratën e presidentit tregon që ajo është bërë për presion. 70% të atyre që janë anëtarë të komisionit janë subjekt i SPAK-ut”, tha Avenir Peka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryepiskopi Joan për ditën e emrit merr urime dhe vlerësime nga Primatët e lartë të Kishave

Festimit madhështor të ditës së emrit të Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, më 26 shtator 2026 në Katedralen...
21:29 | 28/09/2026

Panik në qendër të Elbasanit, automjeti përfshihet nga flakët (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik dhe alarm te qytetarët. Fatmirësisht, nga zjarri...
18:59 | 28/09/2026

Këshilli bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin

Belshi i tha jo bashkimit me Elbasanin, por debati më i fortë në Këshillin Bashkiak nuk ishte te rezultati, por te mënyra e votimit. Shtatë...
18:41 | 28/09/2026