Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat dhe hetimet që kanë prekur njerëz të afërt me qeverinë.
Buzhala e cilësoi Ramën si një menaxher jashtëzakonisht të dobët në përzgjedhjen e njerëzve me të cilët ka punuar për një periudhë të gjatë, ndërsa tha se zhvillimet e fundit po sjellin një situatë ku emrat e njerëzve pranë kryeministrit po bien njëri pas tjetrit.
Sipas gazetarit, pyetja kryesore tashmë është se çfarë do të ndodhë me Ramën nëse hetimet dhe arrestimet vijojnë të prekin njerëzit që kanë qenë pjesë e hierarkisë së tij qeverisëse.
Buzhala u ndal edhe te deklarata e Ramës, i cili ka mohuar të ketë marrë para, duke thënë se nëse dikush ka marrë ose jo, këtë duhet ta përcaktojnë institucionet.
‘Minimumi që mundem me thënë për Ramën, është treguar menaxher jashtëzakonisht i dobët në përzgjedhjen e njerëzve me të cilët ka punuar, dhe ka punuar një kohë të gjatë. Po. Çështja për mua është gjithashtu jashtëzakonisht interesante.
A do të ketë fuqi Rama që kur këta punëtorë të tij në një hierarki, do të arrestohen disa, janë arrestuar, disa pritet me u arrestu, ku do të dalë emri i Ramës aty pastaj? Pra, se po i bien nga një, nga një Ramës, po i bien. A është gjë e mirë kjo?
Unë mendoj që është jashtëzakonisht e mirë. Pra, Rama aty ku dalloj unë me ju është... duket si me thënë, hermafrodite, që edhe me kontrollu edhe me u hidhëru. Domethënë, sepse Rama këtë konferencë për shtyp unë besoj se ai e thirri, nëse s'gabohem, 24 orë më herët.
Kur Rama ishte pak i nxehur kur e thirri... kur e ka thirrur këtë gjënë. Pastaj doli aty edhe tha, ‘Nuk kam marrë lekë. A ke marrë lekë a s'ke marrë lekë, vendos dikush tjetër’. Sepse një të gjithë... edhe Gysi thotë s'kam marrë lekë.
Sepse edhe ai taksisti që më solli tha, ‘Gysi tha, kurrë s'ka punuar në shtet.’ Domethënë, s'ka ndonjë përgjegjësi Gysi. Edhe Belinda e ka një rrëfim të vetin, edhe ai tjetri e ka një rrëfim të vetin. Çështja është, për mua është tepër e rëndësishme që këta njerëz po ikin, po bien.
A i lëshoi Rama, a s'i lëshoi Rama, është çështje tjetër. A po e do njërin më pak, tjetrin më shumë, gjithashtu është çështje tjetër. Po që po bëjnë mirë, që po shkërmoqet kjo perandori...
Nuk e di, nëse ti po mendon që SPAK-u s'i rreh... është argument, unë besoj nëse ka fituar veç një çmim, patjetër t'ia bëjmë hallall... me të hallallit e ka.
Nuk e di a ka fituar Rama. Unë bëra një analizë. Unë po them që ka qenë menaxher jashtëzakonisht i dobët, me njerëzit që ka punuar sepse këta po shihet, rrethi i tij.
Do të duhej të kishte ministra më të mirë. Sesa këta që i kanë ngrënë kumbullat prapa shpinës. Tashi na nuk domethënë që po pajtohemi të gjithë me këtë gjë.
Domethënë përgjegjësia e Ramës, prapë po e përsëris, ana është penale’, u shpreh ndër të tjera Berat Buzhala në SYRI TV.
© SYRI.net