Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe gazetari Mentor Nazarko, u përfshinë në një debat mbi mënyrën se si mund të rrëzohet një qeveri.
Më poshtë, debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Nazarko: Nga i merrni ju këto informacione? I merrni nga SPAK?
Noka: Unë kam burimet e mia të informacionit sepse jam opozita e vendit.
Nazarko: Nëqoftëse SPAK-u i nxjerr këto gjëra, qoftë edhe njëri prej tyre, unë mendoj që kjo është cenim i sigurisë.
Noka: Kam qenë shtetar, kurrë nuk mund të dekonspiroj informatorin, në çdo rrethanë. Hajde të përqëndrohemi te çështja. A duhet të rrijë më ky? A duhet të ikë ky, që është kreu i narkos në këtë vend?
Nazarko: Sa më shumë ju thoni që ai s'duhet të rrijë, aq më shumë pohoni pafuqinë tuaj për ta rrëzuar.
Noka: O zoti Nazarko, të të bëj një pyetje unë ty: si rrëzohet një qeveri? Ma thuaj.
Nazarko: E kam thënë unë, duhet SPAK, protesta dhe ndërkombëtarët të jenë në një vijë. Ju s'jeni në një vijë me ndërkombëtarët.
Noka: Je fatalist. Ti pret gjithmonë nga të tjerët.
Nazarko: Ju jeni fatalistë sepse thoni që “me këtë nuk fitojmë dot zgjedhjet”.
Noka: Ke narkoshtet!
Nazarko: Po duan të na fusin në BE. Kjo është ajo pse thashë unë. Ne duan të na fusin në BE.
Noka: Po mirë, a je i lumtur ti të shkosh si narkoshtet?
Nazarko: Shiko, unë dua të hyj në BE.
Noka: Si narkoshtet? Që të të drejtojë Gysi.
Nazarko: Jo, jo. Gysin, ato institucione që ju votuat, e çuan atë para drejtësisë.
Noka: Po dëmi që i ka bërë Shqipërisë? Po kjo tjetra që u hoq nga Kosova për dyshime për bashkëpunim me shërbimin sekret serb.
Nazarko: Nëqoftëse ju thoni që qeveria gënjen për të gjitha, ju jeni jo të besueshëm. Është vështirësisht e besueshme pretendimi juaj që kur e kanë hequr atë, e kanë hequr për këtë akuzë. I kam dëgjuar intervistat e njerëzve. Ata e kanë hequr për shkak të rotacionit politik, për shkak se ajo akuzohej si e përdorur nga një krah politik. Ka kaluar ndërkohë në filtra.
Noka: Jo, jo. Nuk ka kaluar asnjë filtër. (A2 Televizion)