Rama zhduket nga VIDEO zyrtare e OKB-së/ Zhupa: Foto e kryeministrit nuk shfaqet mes liderëve

20:38, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditët e para të Debatit të Përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 liderë botërorë kanë përcjellë mesazhet e tyre nga foltorja e OKB-së.

Por një detaj në videon zyrtare të publikuar nga Kombet e Bashkuara ka tërhequr vëmendjen.

Në materialin video që prezanton liderët dhe fjalimet e tyre, bie në sy mungesa e fotos së kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndonëse Rama ka mbajtur fjalimin e tij në këtë sesion të Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo është vënë në dukje edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka reaguar në Facebook duke pretenduar se Rama është hequr nga videoja zyrtare e liderëve që kanë adresuar fjalimet e tyre në OKB.

“Ramën e fshinë nga videoja zyrtare e liderëve që adresuan fjalët e tyre në OKB!”, shkruan Zhupa, duke iu referuar videos së publikuar nga United Nations.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco