Lita: Vlora Hyseni e ka përdorur në mënyrë të frikshme Ergys Agasin
Gazetari dhe analisti i çështjeve të Sigurisë, Lavdrim Lita ka diksutuar në “Now” mbi çështjen e Vlora Hysenit, ish-drejtoresha e SHISH duke theksuar se kjo e fundit ka arritur të përdorur Ergys Agasin si pjesë e një operacioni të shërbimit informativ për të kontrolluar dhe kompromentuar institucione.
“Në dyshimet që kam unë është që kjo është një operacion tipik i shërbimit informativ për të kompromentuar institucionet, drejtoritë, njerëzit, krimin e organizuar, biznesmenët, politikanët e tjerë e tjerë për t’i pasur nën kontroll. Në momentin e parë që mund të devijojnë, do të përdoren”.
Lita shton se metodat e përdorura ngjajnë me infiltrimet e dikurshme të Sigurimit të Shtetit në strukturat e ndryshme për të mbledhur informacione.
“Ka një analogji, gjatë viteve ’87-’88 Sigurimi i Shtetit infiltroi të gjithë grupet e çunave të fortë të Tiranës dhe qyteteve të ndryshme. Një pjesë e madhe e atyre që sot janë biznesmenë të fortë që kanë ardhur, janë sot kanë qenë dhe deputetë e tjerë e tjerë, kanë qenë të skeduar nga Sigurimi i Shtetit dhe informonin Sigurimin e Shtetit.
Midis këtyre bandave kriminale që veprojnë në Dubai e në të tjerë e tjerë, ka informatorë të shërbimit informativ që janë kthyer, po që japin informacion ku lëvizin, si lëvizin e tjerë e tjerë. Nuk i gjen asgjë sepse kjo është detyra e tyre, të ruhen dhe të kenë një kontroll të infiltruar në të gjitha grupet.
Unë mendoj që Vlora Hyseni e ka përdorur në mënyrë të frikshme Gys Agasin. E ka pasur bashkëpunëtor, nuk e di se çfarë ka pasur domethënë në detyrat që ka pasur, por ajo ka vepruar, ai ka vepruar për llogari të saj në operacion”, tha Lita.
Ai shton se një element kyç për SPAK-un në çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, ishte dhe fakti që ajo përdorte një numër slloven.
“Gysi ka pasur informacionin se si vijnë dobësitë e çdokujt përmes shërbimit dhe përmes këtij mekanizmi i ka shantazhuar, i ka kontrolluar, i ka manipuluar, i ka orientuar, i ka ngritur dhe i ka graduar në detyrë.
Vlora Hysenit ia kanë ngrënë kokën të huajt. Atë numrin slloven që ajo përdorte, nuk e kapnin dot në Shqipëri atë. Ata e kanë kapur të huajt, partnerët e tjerë e tjerë dhe ia kanë servirur SPAK-ut, dhe SPAK-u ka bërë letrat dhe e kanë ekzekutuar”, tha Lavdrim Lita.
“Mbledhja nuk është bërë për skandalin e SHISH”, Peka: Rama e thirri mbledhjen për presion
Kryepiskopi Joan për ditën e emrit merr urime dhe vlerësime nga Primatët e lartë të Kishave
Panik në qendër të Elbasanit, automjeti përfshihet nga flakët (VIDEO)
- 22:27 Eksperti Peka: Të paktën 60 agjentë ndoqën Berishën gjatë foltoreve
- 22:18 “Mbledhja nuk është bërë për skandalin e SHISH”, Peka: Rama e thirri mbledhjen për presion
- 22:16 Debat në studio, Muça: Të huajt i mbajnë mëkatet tona për presion, Shehi: Mirë bëjnë
- 22:14 Vlora Hyseni do nxjerrë në media informacionet e saj? Muça: Njeriu i dëshpëruar të bën hatanë
- 21:57 Francë, zjarri më i madh që nga viti 1949 shuhet pas dy muajsh
- 21:46 Florida kundër OpenAI, thirrje për “frenim” të modeleve të IA dhe përjashtimin e të miturve nga ChatGPT