Italia merr fitoren e parë në epokën e dytë të trajnerin Mancini. Pas humbjes me Belgjikën 2-0, të kaltrit triumfuan 4-1 përballë Turqisë në transfertë, duke treguar një fytyrë krejt tjetër. Tre gola në pjesën e parë dhe një tjetër në fraksionin e dytë nga Francesco Pio Esposito mjaftuan për të gjunjëzuar skuadrën e Montella-s, që pësoi kështu humbjen e dytë brenda pak ditës (u mposht edhe nga Franca).
Italia ka kaluar në avantazh ndaj Turqisë në minutën e 9-të të ndeshjes. “Axurrët” fituan një goditje nga këndi dhe pas harkimit në zonë, topi mbërriti te Alessandro Bastoni, i cili nuk gaboi me goditjen e tij.
Mbrojtësi italian e kontrolloi topin brenda zonës dhe goditi fuqishëm drejt portës, duke e dërguar sferën në pjesën e sipërme të rrjetës. Portieri turk Altay Bayındır nuk pati mundësi të reagonte ndaj goditjes së fortë.
Italia kishte krijuar një tjetër mundësi të mirë vetëm pak çaste më herët. Në minutën e 8-të, Francesco Pio Esposito mori një pasim të saktë dhe goditi menjëherë drejt këndit të poshtëm të majtë, por Bayındır reagoi në kohë dhe shpëtoi portën e Turqisë.
Tjetër gol për Italinë! Davide Frattesi dyfishon avantazhin, duke e dërguar topin në rrjetë nga afër, pasi përfitoi nga topi i kthyer që i ra në mënyrë të favorshme në këmbë, 0-2.
Topi përfundon në rrjetë! Michael Kayode është autori i golit të radhës për Italinë në minutën e 27-të.
Nis me gol pjesa e dytë, Turqia ngushton diferencën në 1-3. Oguz Aydin pason topin te këmbët e Barış Yılmaz, i cili gjendet përballë portës së boshatisur dhe nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë.
Kundërpërgjigjet shpejt Italia, Francesco Pio Esposito shënon të katërtin për të kaltrit.
© SYRI.net
Tifozët turq kërkojnë largimin e Montella-s: Dorëheqje, dorëheqje!
Sebastiano dhe Pio Esposito shkruajnë historinë e Italisë, barazohet rekordi 111-vjeçar
Gordon: Te Barcelona, nëse nuk je teknik, ta bëjnë me gishtBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: