POLITIKE

‘Zyra e Agasit si ‘Mekë’ e pushtetit’, Vangjeli: Aty parakaluan politikanë e gjyqtarë të Kushtetueses

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2026, 22:33
‘Zyra e Agasit si ‘Mekë’ e pushtetit’, Vangjeli:

I ftuar në 'ÇIM PEKA LIVE' në Syri Tv, analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se zyra e Agasit ishte kthyer në një pikë ku mblidheshin figura të politikës, drejtësisë, policisë dhe biznesit.

Vangjeli tha se aty kishin parakaluar anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, prokurorë e gjyqtarë, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit e biznesmenë.

Sipas tij, në këtë zyrë ndërthureshin interesa të ndryshme dhe në momente të caktuara ajo shërbente për të “zgjidhur probleme” për disa persona apo për të “krijuar probleme” për të tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si funksiononte ky pushtet informal dhe mbi lidhjet mes politikës, drejtësisë, policisë dhe botës së biznesit.

"Më mirë të flasim për gjërat që janë të njohura dhe pastaj të tentojmë nëpërmjet atyre të hedhim dritë mbi ato që janë dyshime. Një prej tyre që janë të njohura është që zyra e zotit Agasi ishte shndërruar në një lloj Meke në Tiranë, në të cilën kanë parakaluar, jo besimtarë, por mëkatarë kryesisht. Mes tyre ka pasur anëtarë të kabinetit qeveritar, që kanë qenë apo dhe aktualë. Ka qenë një listë mbresëlënëse deputetësh, nga ata të cilët aspirojnë të bëheshin të tillë, nga ata të cilët u bënë deputetë.

Njerëz shumë të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë. Përmende prokurorë të SPAK-ut apo gjyqtarë të GJKKO-së, por ka dhe prokurorë të tjerë, ka dhe gjyqtarë të tjerë, madje edhe në Gjykata Kushtetuese pra, citohen emra që kanë qenë atje. Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, biznesmenë po të dy kategorive.

Shumë e rëndësishme kjo. Biznesmenë të cilët në një moment të caktuar në punën e tyre u duhej ndihma e armëve. Si dhe të tjerë të cilët kanë arritur në biznes, ndërkohë që zanat të parë kanë pasur armën. Pra banditë që janë shndërruar në biznesmenë.

Nuk e di nga vinte kjo, por unë di që ajo zyrë ishte shndërruar në një moment zgjidhte probleme për ata që donin, apo krijonte probleme për të tjerët, njësoj siç kemi mësuar në raste të tjera. Ky pushtet që në pamje të parë duket krejtësisht i pashpjegueshëm", tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime