Katër gola dhe spektakël, Italia turpëron Turqinë në Nations League

Italia ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme në Nations League, duke triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Turqisë në Bursa.
“Azzurrët” zhvilluan një ndeshje të fortë dhe dominuan sfidën, duke e ndërtuar fitoren që në pjesën e parë.
Skuadra e Roberto Mancinit e nisi furishëm takimin dhe gjeti rrjetën tri herë brenda 27 minutave.
Alessandro Bastoni zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të, ndërsa Davide Frattesi dyfishoi avantazhin në të 22-tën. Vetëm pesë minuta më vonë, Michael Kayode shënoi golin e tretë për Italinë.
Turqia reagoi menjëherë pas pushimit, me Barış Alper Yılmaz që shënoi në minutën e 47-të dhe ngushtoi diferencën në 1-3. Megjithatë, shpresat e vendasve zgjatën vetëm pak minuta.
Në të 50-tën, Francesco Pio Esposito realizoi golin e katërt për Italinë, duke rikthyer diferencën prej tri golash dhe duke vulosur një mbrëmje të jashtëzakonshme për skuadrën italiane.
Me këtë fitore, Italia merr një rezultat të rëndësishëm pas humbjes 0-2 ndaj Belgjikës në ndeshjen e parë, ndërsa Turqia pëson humbjen e dytë radhazi në grup. Italia dhe Turqia bëjnë pjesë në Grupin A1, së bashku me Francën dhe Belgjikën.




