web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitore spektakolare nga Italia, Franca i falet golit të Olise

28 Shtator 2026, 22:59, Sport CNA

Fitore spektakolare nga Italia, Franca i falet golit të Olise

Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar pesë përballje interesante të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në Ligën A, Italia ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 1-4 në transfertë përballë Turqisë. Ky sukses shënon edhe triumfin e parë të "Azzurrëve" nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini.

Po në këtë grup, Franca falë një goli të Michael Olise në minutat e fundit mposhti Belgjikën 0-1.

Në Ligën B u regjistrua një lumë golash, ku Suedia triumfoi 3-1 ndaj Polonisë me protagonist Viktor Gyökeres.

Fitore të madhe në transfertë arriti edhe Bosnjë-Hercegovina, e cila mposhti Rumaninë me shifrat 2-4.

E vetmja sfidë që nuk solli fitues ishte ajo mes Irlandës së Veriut dhe Hungarisë, që u mbyll pa gola 0-0.





Lajmet e fundit nga