Përfaqësuesja greke mori fitore historike kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve, 1 – 0, e cila përkon me precedentin e parë që helenët mposhtin “Pancerat” në futboll.
Për këtë ngjarje të “shënuar” të Greqisë, ka reaguar edhe deputeti i Parlamentin Europian, Fredi Bleri. Më shumë se sa mesazhi, rëndësi kanë marrë terma të caktuar si “ekipi ynë kombëtar”.
Beleri ka rrënjë të forta me Shqipërinë, pasi ka lindur në Himarë, vitit 1972, sikurse gëzon pasaportën shqiptare. Megjithatë, personazhi në fjalë mbetet figurë mjaft e kontestuar në vendin tonë, e ku postimi i mësipërm bën që të “fshihet” vendlindja.
Ai është pjesë e minoritetit etnik grek në Shqipëri, sikurse i njohur në “fushën” e politikës. Rasti më i “nxehtë” përkoi me zgjedhjet e vitit 2023 për Bashkinë e Himarës.
Në këtë periudhë, Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte i arrestuar me akuzën e blerjeve të votave dhe nuk arriti ta zotëron këtë pozicion.
