web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLSH zbulon parregullsi të rënda/ Krizë financiare te "Trajtimi i Studentëve" në Korçë

29 Shtator 2026, 07:26, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit për shoqërinë aksionare “Trajtimi i Studentëve” në Korçë, duke zbuluar një situatë kritike financiare dhe administrative për periudhën 2023–2024.

Auditimi ka nxjerrë në pah se pozita financiare e shoqërisë është shoqëruar me humbje të njëpasnjëshme ndër vite, ku në vitin 2022 humbjet arritën në rreth 13 milionë lekë, në vitin 2023 në rreth 9 milionë lekë, ndërsa në vitin 2024 u shënua një humbje prej rreth 4 milionë lekësh.

KLSH zbulon parregullsi të rënda/ Krizë financiare teKLSH zbulon parregullsi të rënda/ Krizë financiare te

Këto shifra dëshmojnë një krizë të thellë likuiditeti dhe nëse nuk merren masa urgjente sipas KLSH-së shoqëria rrezikon seriozisht falimentimin.

Gjatë kontrollit u konstatuan gjithashtu mangësi në menaxhimin e brendshëm. Veprimet kontabël regjistrohen manualisht dhe jo nëpërmjet programeve informatike të pamanipulueshme, duke rritur riskun e pasaktësive. Po ashtu regjistri i aktiveve nuk është plotësuar siç duhet çka rrit rrezikun e shpërdorimeve apo humbjeve të pasurisë publike.

Raporti evidenton probleme edhe me trajtimin e pajisjeve jashtë përdorimit. Janë nxjerrë jashtë përdorimit aktive në vlerën totale prej rreth 7.3 milionë lekësh, por procesverbalet nuk dokumentojnë mënyrën dhe vendin e asgjësimit të tyre. Aktive të tjera në vlerë rreth 2.3 milionë lekë të klasifikuara për skrap nuk janë regjistruar në magazinë, por mbahen në ambientet e konviktit.

KLSH zbulon parregullsi të rënda/ Krizë financiare te

Për të zgjidhur problematikat e evidentuara, KLSH i ka kërkuar Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit kalimin në programe financiare elektronike, rregullimin e regjistrit të aktiveve, respektimin e kritereve ligjore gjatë asgjësimit dhe hartimin e një plani analitik për të shmangur falimentimin e shoqërisë. /CNA





Lajmet e fundit nga