Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili/ Përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e m...

Festimit madhështor të ditës së emrit të Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, më 26 shtator 2026 në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, iu bashkuan edhe letrat e shumta me urime dhe vlerësime të dërguara nga Primatë të Kishave Orthodhokse simotra nga mbarë bota.
Patriarku Ekumenik, Bartholomeu, me nderim të veçantë në letrën e Tij të urimit ndër të tjera shkruan: “Me ngazëllim zemre komunikojmë me Fortlumturinë Tuaj të nderuar, për të shprehur urimet e Kishës së Shenjtë dhe të Madhe të Krishtit dhe urimet personale me rastin e festës së nderuar të emrit Tuaj. Lavdërojmë Perëndinë e mrekullive, të plotpushtetshëm, Atë që sheh gjithçka dhe të shumëmëshirshëm, i Cili i dhuroi Kishës së Tij të Shenjtë Fortlumturinë Tuaj shumë të nderuar, atin e dhembshur shpirtëror; timonierin e urtë në udhëtimin e Kishës në botë drejt asaj ‘që nuk është e kësaj bote’, Mbretërisë së Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë; ruajtësin vigjilent të Traditave të Shenjta dhe të kulturës së Orthodhoksisë, në boshtin e së cilës është uniteti Perëndidashës dhe njeridashës. ‘Dashuria për Perëndinë dhe për njeriun, të pandara’. I lutemi Dhuruesit Qiellor të çdo të mire, që t'Ju falë shëndet të plotë, vite të shumta dhe frytdhënëse, gëzim shpirtëror dhe çdo bekim nga lart, dhe që ta forcojë Fortlumturinë Tuaj shumë të shtrenjtë për ne në shërbesën Tuaj të lartë dhe me përgjegjësi të madhe, për të mirën e popullit të Perëndisë që Ju është besuar prej Tij, të mbarë Orthodhoksisë dhe të gjithë botës”.
Urime të përzemërta Kryepiskopi mori edhe nga Primatët e Kishave simotra: Patriarku i Jerusalemit, Theofili III; Patriarku i Rusisë, Kirilli; Patriarku i Rumanisë, Danieli; nga Patriarkana e Gjeorgjisë; Kryepiskopi i Qipros, Gjeorgji; Kryepiskopi i Greqisë, Jeronimi II etj.
Papa Leoni XIV në mesazhin e Tij të urimit, ndër të tjera shpreh: “Perëndia, Atë i plotfuqishëm t'Ju dhurojë shëndet, paqe dhe gëzim shpirtëror. Në këtë kohë të shënjuar nga konfliktet dhe dhuna, shpresoj që katolikët dhe orthodhoksët në Shqipëri do të vazhdojnë në rrugën e respektit reciprok, dialogut dhe bashkëjetesës paqësore, duke ndërmarrë projekte bashkëpunimi në fushat ku tani është e mundur të punohet bashkë, siç janë mësimi i besimit te brezat e rinj, mbrojtja e dinjitetit të qenies njerëzore dhe shërbimi ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”.
Mesazhin e Shenjtërisë së Tij, Papa Leon XIV, drejtuar Kryepiskopit Joan e përcolli Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë (Vatikanit) në Shqipëri, arqipeshkvi Miroslaw Adamczy, i cili shprehu urimet dhe vlerësimet e tij të larta personale për Kryepiskopin e Shqipërisë.
Letra urimi dhe vlerësimi dërguan mitropolitë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota Orthodhokse, ku shprehet vlerësimi i madh për shërbesën e Kryepiskopit Joan në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, “që fjala e Zotit të përhapet me shpejtësi dhe të triumfojë” në një botë e cila mundohet nga errësira dhe mungesa e jetës shpirtërore.
Në to theksohet dashuria dhe uniteti ndërmjet Kishave motra Orthodhokse, si dhe urimi që hiri, paqja dhe dashuria e Zotit tonë Jisu Krisht, së bashku me lutjet e Apostullit të Shenjtë dhe Ungjillorit Joan Theologut, të jenë gjithmonë me Kryepiskopin Joan. /CNA
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditi...
Gazetari Elvi Fundo, ndërsa zhvillohej debati me Sekretari...
Gazetari Elvi Fundo ndau sot qasjen kritike sa i përket që...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se në gjithë këto vite denonci...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar sot në emisionin “Opinion”, z...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin “Opinion”, ndau ...
Gazetari Elvi Fundo zbuloi mbrëmjen e sotme një të dhënë t...
Këtë të hënë po mbahet protesta qytetare e 121-të kundër q...
Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë Komb...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje...
Një sipërfaqe me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur m...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas...
Kryeministri Rama mori pjesë këtë të hënë në Konferencën N...
Për të tretën herë banorët e Burimasit kanë dalë në protes...
Gazetari Arsen Rusta ka zbuluar të tjera skandale në lidhj...
Propozimi për Reformën Territoriale u depozitua në Kuvend ...
Trafikimi i qenieve njerëzore dhe emigracioni i paligjshëm...
Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhë...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marr...
Një mësues u vu në pranga pasi u zbulua se ka ngacmuar sek...
Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Evropë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...