Vdekja e George Mazonakis, kthesë në hetim, infermierja ndryshon dëshminë dhe tregon çfarë ndodhi në klinikë: Jemi të gjithë përgjegjës

29 Shtator 2026 | 08:00

Një zhvillim i ri është regjistruar në hetimin për vdekjen e këngëtarit grek George Mazonakis, pasi një infermiere 61-vjeçare ka ndryshuar pjesë të dëshmisë së saj për atë që ndodhi në klinikën e rrugës Karneadou.

Sipas mediave greke, infermierja, e cila punonte me kohë të pjesshme në klinikë, dëshmoi më 28 shtator para hetuesit. Në deklarimin e saj të parë ajo kishte thënë se ishte larguar nga klinika rreth orës 16:15, në përfundim të turnit, dhe se më pas kishte mësuar për vdekjen e Mazonakis nga rrjetet sociale dhe televizoni.

Në dëshminë e re, ajo thuhet se ka deklaruar se kishte qëndruar në klinikë edhe pas orës 16:15 dhe se ishte e pranishme kur ndodhi incidenti. Infermierja përshkroi gjithashtu panikun që përfshiu stafin në ato momente, duke pretenduar se njëra prej mjekeve thirri punonjëset në dhomën ku ndodhej këngëtari.

Një tjetër detaj i dëshmisë së saj lidhet me deklaratën që, sipas saj, bëri mjeku 58-vjeçar pas ngjarjes. Infermierja ka pretenduar se ai iu drejtua punonjëseve duke thënë: “Një njeri vdiq dhe të gjithë jemi bashkërisht përgjegjës.”

Mediat greke raportojnë se hetimi vijon dhe se autoritetet po shqyrtojnë edhe komunikimet telefonike dhe rezultatet e analizave toksikologjike. Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të dëshmojnë edhe persona të tjerë që kanë punuar në klinikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Athina mohon kërcënimin e ambasadores amerikane për rrëzimin e qeverisë greke

Qeveria greke ka mohuar raportimin e “Wall Street Journal” se ambasadorja e SHBA-së në Athinë, Kimberly Guilfoyle, ka kërcënuar me rrëzimin e qeverisë greke gjatë...
07:56 | 29/09/2026

Çfarë i karakterizoi 14 vitet e Vuçiç në pushtet?

Ish-radikal i Vojsllav Sheshelit dhe ministër i Sllobodan Millosheviçit, Aleksandër Vuçiçi gjatë dekadës së kaluar, si zyrtar i Partisë së re Përparimtare të Serbisë, u...
07:32 | 29/09/2026

Pas bisedës Vuçiç-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios për çështjet problematike

Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me presidentin rus, Vladimir Putin, Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e sekretarit amerikan të...
18:08 | 28/09/2026