29 Shtator 2026, 07:51
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka reaguar pas publikimit nga grupi i hakerëve “Homeland Justice” të materialeve që pretendohet se përmbajnë lista me numra telefoni të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Me anë të një reagimi në Facebook, Semanaj ngre shqetësimin se, nëse të dhënat rezultojnë autentike, bëhet fjalë për një situatë që shkon përtej një rrjedhjeje të zakonshme informacioni dhe mund të cenojë sigurinë e agjentëve, burimeve dhe operacioneve të SHISH.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë autenticitetin e materialeve dhe të bëjnë publike masat e marra për mbrojtjen e personave që mund të jenë prekur nga publikimi. Eksperti kërkon gjithashtu nga qytetarët që të mos i shpërndajnë më tej listat apo të dhënat e publikuara, duke argumentuar se çdo shpërndarje e tyre mund tu shërbejë autorëve të sulmit kibernetik.
Reagimi i plotë i Semanajt:
Në një moment kur SHISH ndodhet tashmë në qendër të një prej krizave më të rënda institucionale të viteve të fundit, grupi i hakerëve "Homeland Justice" ka publikuar materiale ku pretendohet se ndodhen fatura të operatorëve telefonikë me lista të gjata numrash telefoni, që dyshohet se lidhen me punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Nëse këto të dhëna konfirmohen si autentike, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrjedhje të zakonshme informacioni. Kemi të bëjmë me një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë e agjentëve, të burimeve dhe të operacioneve të një institucioni të inteligjencës.
Kërkoj që SHISH-i dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të deklarojnë publikisht nëse materialet janë autentike dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e personave të prekur. I kërkoj gjithashtu çdokujt që i ka këto materiale të mos i shpërndajë. Çdo shpërndarje e mëtejshme i shërben pikërisht qëllimit të atyre që i publikuan./Dosja.al
besmir semanaj hakerat e ”homeland justice”
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:41
E. D
Blendi Fevziu, Qamile Marra
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se &e...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit në...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:27
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel q&...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rin...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:21
E. D
TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie për të dytin tremujori radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e S...
Aktualitet
29 Shtator 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike edhe gjatë ditës ...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 22:12
E. D
Ish-drejtuesit e SHIK-SHISH ndër vite: Bashkim Gazideze (i pari majtas); Bahri Shaqiri (i dyti majtas), Irakli Koçollari dhe Fatos Klosi
TIRAN&...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:38
E. D
pamjet
TIRANË- As Ulsi Manja nuk i ka shpëtuar protestuesve. Siç shihet edhe në pamje, një nga aktivistet i është...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:36
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta, me një litër dizel q&...
Aktualitet
28 Shtator 2026, 21:30
E. D
TIRANË- Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga një shtim i f...