Kryeqyteti ukrainas ka përjetuar një intensifikim të sulmeve ruse për javë të tëra, të cilat ndodhin kryesisht gjatë natës, por në disa raste edhe gjatë ditës.
Të lidhura
None found
Në orët e para të mëngjesit, u dëgjuan shpërthime të fuqishme në Kiev dhe mbrojtja ajrore ukrainase u aktivizua gjatë një alarmi për një sulm të ri ajror rus, sipas raportimeve të agjencive AFP dhe Reuters.
Përmes Telegramit, forcat ajrore ukrainase paralajmëruan se raketa të tjera balistike po i afroheshin Kievit.
Gazetarët që ndodheshin në Kiev e cilësuan sulmin si të kombinuar, me përdorimin e raketave dhe dronëve.
Një ditë më parë, një grua humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi një dron rus i vuri flakën Akademisë së Shkencave në Kiev, siç bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas informacionit të publikuar nga kreu i shtetit, në të gjithë vendin u regjistruan nëntë viktima dhe rreth 80 të tjerë u plagosën.
Javën e kaluar, Zelensky u kërkoi përsëri aleatëve perëndimorë më shumë raketa interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, të cilat janë të vetmet të afta për të interceptuar raketat balistike që disponon Ukraina.
