Katastrofë natyrore në Nepal, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet shkaktojnë dhjetëra viktimë (VIDEO)

29 Shtator 2026 | 08:18

Një rrëshqitje e re dheu e madhe ndodhi në distriktin Mustaq, në Nepalin verior.

Pamjet video kapin një shpat të tërë mali që shembet, duke përfshirë bimësinë dhe ndërtesat drejt lumit Kali Gandaki në fshatin Lete.

Një mal u shemb në një lumë në Nepal, gjatë një serie rrëshqitjesh dheu dhe ortekësh që goditën të gjithë vendin.

Që nga e enjtja e kaluar, shirat e rrëmbyeshëm në zonat malore të Nepalit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 21 personave, sipas agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive të Nepalit.

Rrëshqitja e fundit e dheut ndodhi ndërsa Nepali përpiqet të rimëkëmbet nga përmbytjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga shkrirja e akullnajave që vranë më shumë se 1,450 njerëz. Më shumë se 6,000 janë të zhdukur dhe përpjekjet për të gjetur trupat vazhdojnë përgjatë kufirit me Tibetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Greva e nëpunësve civilë, rregullatori francez i aviacionit anulon disa fluturime në aeroportin e Parisit dhe Marsejës

Rregullatori francez i aviacionit civil kërkoi anulimin e një sërë fluturimesh në aeroportin kryesor të Parisit dhe në aeroportin e Marsejës të martën për shkak...
08:10 | 29/09/2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

OpenAI nuk do të publikojë modelin e saj të ri të IA-së – GPT-6.1 Astra, për shkak të shqetësimeve për sigurinë, konfirmoi të martën krijuesi...
08:08 | 29/09/2026

Thesari i madh në Gjermani me pikëpyetje dhe mister! Gjenden 934 monedha argjendi

Në vjeshtën e vitit 2025, një baba nga Rhineland kishte ndërmend të pastronte vetëm shkurtimisht një fushë pranë Wesseling, në jug të Këlnit, me detektorin...
07:21 | 29/09/2026