Pas skandalit më të ri në Shqipëri që lidhet me emrin e Vlora Hysenin, analisti politik Emin Azemi ka shprehur kritika të forta ndaj qasjes që, sipas tij, Tirana po ndjek me figurat politike nga Kosova.
Të lidhura
None found
Ai ka komentuar me ironi emërimet e zyrtarëve kosovarë në institucionet shqiptare, duke pretenduar se kryeqyteti shqiptar po kthehet në një “agjenci punësimi” për ata persona që përplasen politikisht në Prishtinë.
“Zyrat e shtetit shqiptar janë kthyer në një agjenci punësimi për të dëbuarit politikë të Prishtinës”, ka shkruar Azemi.
Në vijim, ai thekson: “Sarkazma e këtij teatri politik bëhet edhe më therëse kur shohim se si zyrat e shtetit shqiptar janë kthyer në një agjenci punësimi për të dëbuarit politikë të Prishtinës. Mjafton të shpallesh “armik” i qeverisë në Kosovë dhe certifikata e patriotizmit të dorëzohet menjëherë në Tiranë, e shoqëruar me një post luksoz ministror apo drejtues….. Tirana po sillet si një treg i gjësë së gjallë politike, ku vlerësimi i kuadrit nuk bëhet me peshën e trurit, por matet me shkallën e mllefit ndaj kryeministrit legjitim të Kosovës…..”
