Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila nuk është përmbajtur për të shprehur admirimin e saj për kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar këtë të fundit si kryeministrin më të mirë në historinë e vendit.
Pavarësisht gjendjes ku ndodhet vendi dhe skandaleve të zbuluara pas hetimeve të SPAK, gjatë një podkasti në “Andale”, Mila foli për Ramën dhe tha se ai renditet në krye të historisë së qeverisjes shqiptare.
Madje vlerësimi i saj për Ramën ishte aq i madh saqë e vendosi edhe përpara Fan Nolit, një prej figurave më të njohuratë historisë politike, diplomacisë dhe jo vetëm. Versus.al

