Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vlora Hyseni akuzohet për dy vepra penale, Blendi Klosi flet për çështjen e SHISH: Fajet janë personale, nuk duhet të goditet institucioni

Shkruar nga Newsbomb
Vlora Hyseni akuzohet për dy vepra penale, Blendi Klosi flet për
Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, foli lidhur me zhvillimet e fundit me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila është akuzuar nga SPAK për dy vepra penale.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Klosi u shpreh se përgjegjësia për veprimet e individëve nuk duhet t’i atribuohet institucionit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit të SHISH.

Sipas tij, sulmet ndaj institucionit prekin edhe sigurinë kombëtare, ndaj duhet bërë një ndarje e qartë mes përgjegjësisë individuale dhe rolit të institucionit.

Duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Klosi tha se diskutimi për situatën e krijuar me SHISH ka një karakter institucional. Ai nënvizoi se shërbimi informativ është një institucion i rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe një partner i rëndësishëm për institucionet dhe aleatët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

“Të gjithë e dimë se përse u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kryeministri Rama kishte thënë se do të mbajë një mesazh publik, ai foli për problematikën që është krijuar me SHISH.

Është shqetësim institucional. Po hidhet baltë mbi institucionet e sigurisë kombëtare, një nga të cilat është edhe SHISH. Flitet për një institucion, që është partner i rëndësishëm i partnerëve tanë. Nuk është mirë që SHISH të goditet.

Momenti ku ndodhet Shqipëria, sulmet dhe goditjet për institucionet nuk janë aspak të mira. Është institucion që ka qenë në hije deri tashmë. Unë po mbroj SHISH-in, që bashkëpunon me institucionet më të rëndësishme me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Fajet e individëve të caktuar nuk duhet të shkojnë për institucionin. Është antishqiptare që të goditet SHISH, sepse është institucion i ndjeshëm ndaj sulmeve. Nuk ka dokument, që institucioni të jetë duke punuar kundër interesit kombëtar”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese