29 Shtator 2026, 08:29
Nga E. D
BioNTech, prodhuesja e vaksinave kundër COVID-19, mbyll tri fabrikat në Gjermani
GJERMANI- Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane të kompanisë BioNTech, prodhueses së vaksinave kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA do të mbyllen.
Para disa vitesh BioNTech së bashku me partnerin e saj amerikan Pfizer, ishte kompania e parë që mori autorizimin për hedhjen në treg vaksinës kundër COVID-19 dhe fitoi miliarda euro prej vaksinave.
Kompania, e cila tani është fokusuar tani në prodhimin e mjekimeve për kancerin, thotë se prej disa vitesh kërkesa për vaksinën kundër COVID-19 është në rënie dhe se ajo nuk ka arritur ende të marrë miratimin për hedhjen në treg të ndonjë produkti tjetër. Sipas BioNTech-ut kërkimet për mjekime për kancerin kushtojnë shumë, prandaj gjashtëmujori i parë të këtij viti u mbyll me një humbje prej 1,35 miliardë eurosh.
Sipas kompanisë shitja e komplekseve të prodhimit në Idar-Oberstein, Marburg dhe Tybingen nuk arriti të realizohej kryesisht për shkak të kushteve aktualisht të vështira të tregut dhe klimës së investimeve. Nga mbylljet e fabrikave preken rreth 1.800 punonjës.
Në Marburgu prodhohen vaksina kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA, si dhe ADN plazmidike, një material i rëndësishëm bazë për prodhimin e vaksinave mRNA dhe terapive qelizore. Fabrika ndodhet në kompleksin historik të koncernit farmaceutik Behring në Marburg. BioNTech-u e bleu atë nga kompania farmaceutike zvicerane Novartis dhe investoi aty miliona euro.
Radhë padish
Pas njoftimit për mbylljen e komplekseve të prodhimit themeluesi i firmës farmaceutike CureVac, e cila dikur ishte rivali i BioNTech në garën për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19, e akuzoi BioNTech-un për mashtrim.
Në verën e vitit 2025 BioNTech-u njoftoi blerjen e CureVac. Por marrëveshje me vlerë miliarda euro u finalizua vetëm pas disa muajsh negociatash. Tani themeluesi i CureVac, Ingmar Hoerr, e akuzoi BioNTech-un se kishte devijuar nga premtimet e bëra gjatë procesit të blerjes. Sipas tij marrëveshja parashikonte krijimin e një kompanie të përbashkët, ku të dyja palët do të bashkonin ekspertizën dhe do të përfitonin reciprokisht nga njëra-tjetra. Me vendimin për mbylljen e uzinave ky vizion është braktisur plotësisht, tha themeluesi i firmës farmaceutike CureVac.
Para disa muajsh edhe kompania farmaceutike Bayer ngriti padi kundër prodhuesve të vaksinave të COVID-19 Pfizer, BioNTech. Sipas akuzës me vaksinat e tyre me teknologji mRNA ata kanë kopjuar patentat e Bayerit. Këto padi janë pjesë e një sërë mosmarrëveshjesh ligjore mbi patentat që lidhen me vaksinat për virusin e koronës. Edhe kompania Moderna ngriti në vitin 2022 padi kundër Pfizer-it.
Largohen dy figura kyçe
Figurat kyçe të kompanisë, çifti Ugur Şahin dhe Özlem Türeci, deklaruan se do të largohen nga BioNTech-u.
Şahin dhe Türeci planifikojnë t'i përkushtohen zhvillimit të një brezi të ardhshëm barnash të bazuara në teknologjinë mRNA dhe do të hapin një kompani të re. Që nga java e kaluar është bërë e ditur se kompania e re do të quhet "Arife” dhe do ta ketë selinë në Mainz. Megjithatë Şahin dhe Türeci do të mbeten aksionarë të BioNTech-ut./DW
biontech prodhuesja e vaksinave kundër covid-19 mbyll tri fabrikat në gjermani
Bota
29 Shtator 2026, 08:03
E. D
foto ilustruese
Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi, për shkak të kostove të larta dhe subvencioneve të ul&e...
Bota
29 Shtator 2026, 07:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Industria shqiptare shënoi rritje në prodhimin e disa prej produkteve kryesore gjatë vitit 2025, por rezul...
Bota
28 Shtator 2026, 22:58
E. D
Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan
DUBAI- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan dhe kryeministri izraelit Benj...
Bota
28 Shtator 2026, 22:27
E. D
Sergei Lavrov dhe Johann Wadephul
BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se ...
Bota
28 Shtator 2026, 21:56
E. D
WhatsApp
RAJON- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të...
Bota
28 Shtator 2026, 20:17
E.M
ITALI- Përdorues mashtrues të Inteligjencës Artificiale kanë imituar zërat dhe komunikimet e drejtuesve të lartë t&eum...
Bota
28 Shtator 2026, 20:10
G.M
Aleksandar Vuçiq largohet nga Presidenca e Serbisë pasi dha dorëheqjen më 27 shtator 2026.
SERBI- Ish-radikal i Vojsllav Sheshelit dh...
Bota
28 Shtator 2026, 19:45
G.M
Alexis Grinkevich
RUSI- Rusia po përdor një sërë veprimesh hibride me synimin për të dobësuar vendosmërinë e ...
Bota
28 Shtator 2026, 17:57
G.M
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presi...
Bota
28 Shtator 2026, 17:55
G.M
Kongresisti republikan, Joe Wilson. Fotografi nga arkivi.
Dy republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashku...