• Kontakt
Tuesday, September 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BioNTech mbyll tri fabrikat e vaksinave në Gjermani

Kompania BioNTech, prodhuese e vaksinave kundër COVID-19 mbyll tri fabrikat e saj në Gjermani. Nga mbylljet e tyre preken rreth 1.800 punonjës.

08:40 : 29/09/2026
në BOTA, SHENDETI

Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane të kompanisë BioNTech, prodhueses së vaksinave kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA do të mbyllen.

Para disa vitesh BioNTech së bashku me partnerin e saj amerikan Pfizer, ishte kompania e parë që mori autorizimin për hedhjen në treg vaksinës kundër COVID-19 dhe fitoi miliarda euro prej vaksinave.

Kompania, e cila tani është fokusuar tani në prodhimin e mjekimeve për kancerin, thotë se prej disa vitesh kërkesa për vaksinën kundër COVID-19 është në rënie dhe se ajo nuk ka arritur ende të marrë miratimin për hedhjen në treg të ndonjë produkti tjetër. Sipas BioNTech-ut kërkimet për mjekime për kancerin kushtojnë shumë, prandaj gjashtëmujori i parë të këtij viti u mbyll me një humbje prej 1,35 miliardë eurosh.

Firma BioNTech
BioNTech e cila tani është fokusuar tani në prodhimin e mjekimeve për kancerin, thotë se prej disa vitesh kërkesa për vaksinën kundër COVID-19 është në rënie.Fotografi: Abdulhamid Hoşbaş/Anadolu Agency/IMAGO

Sipas kompanisë shitja e komplekseve të prodhimit në Idar-Oberstein, Marburg dhe Tybingen nuk arriti të realizohej kryesisht për shkak të kushteve aktualisht të vështira të tregut dhe klimës së investimeve. Nga mbylljet e fabrikave preken rreth 1.800 punonjës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Gjermani/ Tre skenarët për qeverinë Merz

Analiza e DW: Partitë ekstremiste po lulëzojnë dhe kjo i tremb njerëzit

Në Marburgu prodhohen vaksina kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA, si dhe ADN plazmidike, një material i rëndësishëm bazë për prodhimin e vaksinave mRNA dhe terapive qelizore. Fabrika ndodhet në kompleksin historik të koncernit farmaceutik Behring në Marburg. BioNTech-u e bleu atë nga kompania farmaceutike zvicerane Novartis dhe investoi aty miliona euro.

Radhë padish

Pas njoftimit për mbylljen e komplekseve të prodhimit themeluesi i firmës farmaceutike CureVac, e cila dikur ishte rivali i BioNTech në garën për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19, e akuzoi BioNTech-un për mashtrim.

Në verën e vitit 2025 BioNTech-u njoftoi blerjen e CureVac. Por marrëveshje me vlerë miliarda euro u finalizua vetëm pas disa muajsh negociatash. Tani themeluesi i CureVac, Ingmar Hoerr, e akuzoi BioNTech-un se kishte devijuar nga premtimet e bëra gjatë procesit të blerjes. Sipas tij marrëveshja parashikonte krijimin e një kompanie të përbashkët, ku të dyja palët do të bashkonin ekspertizën dhe do të përfitonin reciprokisht nga njëra-tjetra. Me vendimin për mbylljen e uzinave ky vizion është braktisur plotësisht, tha themeluesi i firmës farmaceutike CureVac.

Ugur Şahin dhe Özlem Türeci dhe kancelari Merz duke duartrokitur
Figurat kyçe të kompanisë, çifti Ugur Şahin dhe Özlem Türeci, deklaruan se do të largohen nga BioNTech-u dhe do të hapin një kompani të re.Fotografi: Annette Riedl/dpa/picture alliance

Para disa muajsh edhe kompania farmaceutike Bayer ngriti padi kundër prodhuesve të vaksinave të COVID-19 Pfizer, BioNTech. Sipas akuzës me vaksinat e tyre me teknologji mRNA ata kanë kopjuar patentat e Bayerit. Këto padi janë pjesë e një sërë mosmarrëveshjesh ligjore mbi patentat që lidhen me vaksinat për virusin e koronës. Edhe kompania Moderna ngriti në vitin 2022 padi kundër Pfizer-it.

Largohen dy figura kyçe

Figurat kyçe të kompanisë, çifti Ugur Şahin dhe Özlem Türeci, deklaruan se do të largohen nga BioNTech-u.

Şahin dhe Türeci planifikojnë t’i përkushtohen zhvillimit të një brezi të ardhshëm barnash të bazuara në teknologjinë mRNA dhe do të hapin një kompani të re. Që nga java e kaluar është bërë e ditur se kompania e re do të quhet “Arife” dhe do ta ketë selinë në Mainz. Megjithatë Şahin dhe Türeci do të mbeten aksionarë të BioNTech-ut./ DW

Etiketa: biontechGjermanivaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Zgjedhjet në Gjermani/ Tre skenarët për qeverinë Merz

18:11 : 27/09/2026
BOTA

Analiza e DW: Partitë ekstremiste po lulëzojnë dhe kjo i tremb njerëzit

14:00 : 26/09/2026
AKTUALITET

Krimi i organizuar shqetëson Gjermaninë! Grupet po bëhen më të dhunshme, mes tyre edhe shqiptarë

16:42 : 21/09/2026
BOTA

Zgjedhjet në dy lande gjermane trondisin Berlinin zyrtar

08:46 : 21/09/2026
BOTA

Mbahen zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, kancelari Merz nën presion

08:35 : 20/09/2026
BOTA

Detaje tronditëse nga çifti që mbajti foshnjën e pajetë për 4 vite në frigorifer

18:41 : 18/09/2026

TË GJITHA

BioNTech mbyll tri fabrikat e vaksinave në Gjermani

08:40 : 29/09/2026

Këmbimi valutor 29 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:31 : 29/09/2026

Jo vetëm Kushner: Tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

08:14 : 29/09/2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa do të shkojnë temperaturat

08:04 : 29/09/2026

Horoskopi i 29 shtatorit/ Surpriza në dashuri dhe takime të papritura për këto shenja

23:00 : 28/09/2026

Kosovë/ A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale?

22:52 : 28/09/2026

Mbyllet protesta e 121 kundër qeverisë

22:44 : 28/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com