Spahiu: Autoriteti i Kosovës dhe i UÇK-së u forcua, jo u rrënua nga Specialja

Analisti dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka diskutuar në emisionin “Info Nata” rreth zhvillimeve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale, personat e akuzuar në Hagë si dhe debatin mbi unitetin politik në Kuvendin e Kosovës për këtë temë.

Të lidhura

None found

Ai ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si, sipas mendimit të tij, deputetët dhe shoqëria shqiptare janë bashkuar rreth kësaj çështjeje, duke theksuar se ky unitet nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret për të akuzuarit në Hagë.

“Shqiptarët bëhen bashkë vetëm për gjëra pa vlerë, ndërsa për çështje të mençura mbeten të ndarë e të përçarë. Asgjë nuk kanë arritur me këtë, as nuk u kanë ndihmuar atyre në Hagë. Ajo që po bëjnë tani është thjesht një tentativë për ndërhyrje në drejtësi dhe asgjë më shumë. Kjo nuk i shërben as Kosovës, as të akuzuarve atje,” ka deklaruar Spahiu.

Ai ka komentuar gjithashtu mënyrën se si funksionon Gjykata Speciale dhe vendimet e saj, duke theksuar se çështja e përgjegjësisë individuale duhet të zgjidhet përmes proceseve gjyqësore.

“Një gjykatë speciale ka ngritur akuza për krime kundër njerëzimit dhe, duke qenë se është i vetmi institucion i Kosovës që ka bashkëpunuar me Serbinë, Serbia i ka dorëzuar asaj gjithçka që kishte në dispozicion për UÇK-në,” ka thënë Spahiu.

Sipas tij, vendimet e gjykatës duhet të respektohen derisa proceset gjyqësore të arrijnë përfundimin e tyre.

“Kjo gjykatë i ka hedhur poshtë këto akuza, duke konstatuar se nuk bëhet fjalë për krime kundër njerëzimit dhe se Kosova nuk kishte për detyrë ndjekjen e serbëve për krime të tilla, por çlirimin e vendit, të cilat nuk i ka cilësuar si veprime të dënueshme në vetvete,” është shprehur ai.

Spahiu ka theksuar se përgjegjësia për vrasjet dhe krimet e pretenduara duhet të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

“Tani, nëse shqiptarët kanë vrarë njëri-tjetrin, nëse kanë kryer vrasje, kush është përgjegjës e kush jo, kjo është çështje për Gjykatën e Apelit dhe ndoshta në një fazë të mëvonshme ata mund të lirohen ose dënimet mund të reduktohen,” ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për ndarjet që ekzistojnë në shoqërinë kosovare lidhur me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve.

“Shoqëria shqiptare është e ndarë në tri grupe: ata që janë plotësisht të bindur për fajësinë e të akuzuarve, ata që nuk e dinë nëse janë fajtorë apo të pafajshëm, dhe ata që besojnë fort në pafajësinë e tyre,” ka thënë Spahiu.

Sipas tij, një pjesë e atyre që besojnë në pafajësinë e të akuzuarve janë jashtëzakonisht të zëshëm në mbrojtjen e tyre.

“Edhe ata që janë të bindur për pafajësinë janë shumë të zëshëm dhe agresivë. Madje, nga brenda tyre janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe autoritetin e UÇK-së dhe të Kosovës, pikërisht sepse janë kaq të bindur në pafajësi,” ka deklaruar ai.

Spahiu ka kritikuar gjithashtu përdorimin e shprehjes se UÇK-ja po mbrohet përmes reagimeve ndaj Gjykatës Speciale.

“Është e çuditshme që dalin e thonë ‘po e mbrojmë UÇK-në’. UÇK-ja nuk ka nevojë për mbrojtje, sepse e ka mbrojtur vetë gjykata,” ka thënë ai.

“Nëse do t’i mbështesësh të gjithë këta, dil me sloganin ‘ata janë të pafajshëm’, por këtu harxhohet kohë me ‘jo, po rrënohet autoriteti i Kosovës’. Autoriteti i Kosovës u forcua dhe po ashtu edhe autoriteti i UÇK-së u forcua,” ka deklaruar Spahiu.

Ai ka theksuar se UÇK-ja nuk duhet të paraqitet si një organizatë që ka nevojë të mbrohet përmes ndërhyrjeve politike.

“UÇK-ja e ka nderuar këtë vend, e ka nderuar Kosovën, nuk e ka poshtëruar,” ka thënë Spahiu.

Më tej, Spahiu ka përmendur edhe rastet për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtorë nga gjykata.

“Ata janë dënuar për vrasje të rivalëve të tyre politikë. Nëse janë fajtorë apo jo, gjykata ka vendosur që janë fajtorë. Ndoshta Apeli do të thotë se nuk janë fajtorë,” ka deklaruar ai.

Spahiu ka shtuar se realiteti i vrasjeve nuk mund të mohohet vetëm për shkak të debatit politik.

“Krimet kanë ndodhur. Nuk mund të them se Ahmet Krasniqi nuk u vra,” është shprehur ai.

Deklaratat e Spahiut kanë shkaktuar reagimin e analistit Artan Nimani, i cili ka kundërshtuar mënyrën se si profesori e ka paraqitur çështjen e UÇK-së dhe ndikimin e zhvillimeve në Hagë.

“Kur mundesh, të lutem, ta thuash këtë fjalë? Sepse nuk mund të thuash që i është rritur autoriteti UÇK-së me këto që po i thoni,” ka reaguar Nimani.

Ai ka thënë se deklarata e Spahiut e ka prekur edhe atë personalisht, duke përmendur plagët e marra gjatë luftës.

“Po më prekni edhe mua, sepse unë kam plagë nga lufta e UÇK-së, kam plumba në trup,” ka deklaruar Nimani.

Debati mes Spahiut dhe Nimanit u zhvillua në kuadër të diskutimit për Gjykatën Speciale, të akuzuarit në Hagë, vendimet gjyqësore dhe mënyrën se si këto çështje po ndikojnë në debatin politik dhe shoqëror në Kosovë.


Shtuar më 29.09.2026 08:45

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet