Netanyahu, takim sekret me presidentin e Emirateve/ Çfarë diskutuan dy liderët?
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...

"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mund t'i japë qytetërimit është i domosdoshëm për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore.”
Në ditën e fundit të vizitës së tij katërditore në Francë, Papa Leoni XIV, në fjalimin më të rëndësishëm politik të udhëtimit, theksoi rëndësinë e Europës dhe i bëri thirrje asaj të angazhohet më shumë për paqen në kontinent, si dhe të mbetet e hapur ndaj emigrantëve.
Në qytetin Metz, në lindje të Francës, Papa u bëri thirrje europianëve për një "dialog me durim” për të kapërcyer luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Për këtë, sipas tij, nevojitet "guxim në negociata” dhe gatishmëria për të "hequr dorë nga disa pozicione për të mirën më të madhe të paqes”.
Në fushëbetejat e dikurshme
Fjalët e tij u thanë në një vend në lindje të Francës që, si pak vende të tjera, pasqyron historinë e trazuar të Europës. Metz ndodhet në një rajon që gjatë shekullit të kaluar ka ndryshuar disa herë përkatësinë shtetërore. Pas Luftës Franko-Gjermane të viteve 1870/71, qyteti i përkiste Perandorisë Gjermane; pas Luftës së Parë Botërore u rikthye në Francë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua sërish nga Gjermania, përpara se në vitin 1944 të bëhej përsëri francez. Shumë toka bujqësore në këtë zonë ishin dikur fusha beteje.
Pikërisht për këtë arsye, Metz ka sot një rëndësi të madhe simbolike. Qyteti përfaqëson transformimin nga armiqësia në bashkëpunim. Armiqtë e dikurshëm janë bërë partnerë të ngushtë që sot mbështesin së bashku procesin e integrimit europian.
Pse Metz?
Vetë Papa kishte insistuar që mesazhin e tij për paqen ta përcillte nga Metz. Këtë e bëri të ditur kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve të Francës, Kardinali Jean-Marc Aveline, pak para fjalimit të Papës. Destinacionet Paris dhe Lourdes ishin vendosur që më parë. Gjatë planifikimeve, Aveline i kishte propozuar Papës edhe disa vende të tjera në Francë, përfshirë edhe Metzin. Në takimin e radhës, Leoni kishte zgjedhur menjëherë Metzin, "për shkak të Europës”.
Vizita në Metz u shndërrua në një homazh për Robert Schumanin. Schumani (1886-1963), i lindur në Luksemburg dhe me shtetësi fillimisht gjermane, ishte një burrë shteti francez dhe një nga etërit themelues të idesë së Europës së bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Si ministër i Jashtëm i Francës, ai promovoi pajtimin franko-gjerman, punoi për bashkimin e Europës dhe në vitin 1958 u bë presidenti i parë i Parlamentit Europian. Në një kishë të vogël pranë Metzit, ku kishte jetuar për shumë vite, ai u varros pas vdekjes. Prej më shumë se 30 vitesh po zhvillohet një proces kishtar për lumnimin e tij.
Edhe qendra e kongreseve ku foli Papa mban emrin e tij: Qendra e Kongreseve "Robert Schuman”. Në fjalimin e tij, Papa e citoi Schumanin më shpesh sesa papët paraardhës që përmendi. Ai tha: "Schumani, i cili përjetoi kufij shtetërorë që ndryshonin vazhdimisht, ndihmoi në vendosjen e themeleve të një Europe që ishte e vetëdijshme për urgjencën e rrëzimit të mureve që e ndanin.”
Kritika ndaj riarmatosjes
"Sot marrëdhëniet mes njerëzve dhe mes shteteve po bëhen gjithnjë e më barbare”, tha Papa gjatë thirrjes së tij për një Europë të bashkuar dhe paqësore. Kontinenti që pas vitit 1945 arriti të kapërcejë urrejtjen dhe armiqësinë mund t'i japë fund kësaj spiraleje negative. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare dhe multilateralizmi janë kundërpeshat më të mira ndaj çdo vullneti për dominim që mbështetet te konfliktet. Përballë kësaj, ai vendosi atë që e quajti "iluzioni i riarmatosjes”.
Kur theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare dhe të rregullave detyruese ndërkombëtare, fjalimi i Papës së parë amerikan në krye të Kishës Katolike u perceptua gjithashtu si një kritikë ndaj politikës së SHBA-së nën presidentin Donald Trump, i cili është fokusuar në forcimin e pushtetit të vet dhe ka hequr dorë nga shumë angazhime ndërkombëtare të vendit të tij.
A po i referohej Trump-it?
Pak para nisjes nga Roma, Papa përshëndeti gazetarët që e shoqëronin në avion. Midis tyre ishte edhe korrespondenti i CNN-it, i cili e pyeti për përjashtimin e mediave kritike, përfshirë CNN-in, nga raportimi në Shtëpinë e Bardhë.
"Në avionin e Papës të gjithë janë të mirëpritur”, u përgjigj Leoni. Për të, është "shumë e rëndësishme që raportimi të jetë i plotë dhe që kushdo të ketë mundësinë e informimit”. Edhe në apelin e tij për trajtimin njerëzor dhe dinjitoz të refugjatëve mund të vëreheshin paralele me situatën aktuale në SHBA.
Megjithatë, në këto tema politike, Papa nuk theksoi vetëm distancën nga administrata aktuale në Uashington. Fjalimi i tij, në çdo pjesë ku shprehte vlerësim për idenë europiane dhe për europianët, tingëllonte si një kundërpërgjigje e qetë ndaj Papa Françeskut.
Papa Françesku, jezuiti nga Argjentina, gjatë udhëtimeve të tij në Europë preferonte të vizitonte periferitë e kontinentit, kampet e refugjatëve dhe njerëzit e margjinalizuar. Ai nuk arriti kurrë në Paris, Berlin, Vjenë apo Madrid. Që në vitin 2014, në fjalimet para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës në Strasburg, Françesku kishte kritikuar ashpër një Europë të lodhur dhe pa energji.
Kritikë ndaj legalizimit të eutanazisë
Leoni tingëlloi dukshëm ndryshe nga paraardhësi i tij. Megjithatë ai theksoi edhe përgjegjësinë e europianëve. Kjo përfshinte mbrojtjen e pakushtëzuar të jetës dhe refuzimin e çdo forme të eutanazisë. Në Francë, gjatë verës, eutanazia u lejua me ligj në kushte të kufizuara, ndërsa në disa vende të tjera europiane po zhvillohen diskutime të ngjashme për rregullime ligjore.
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, mandati i të cilit përfundon pas pak muajsh, në frymën e Schumanit foli për një "Europë që mbron, bashkon dhe vepron”. Sipas tij, kjo Europë duhet të jetë "sovrane, e bashkuar dhe demokratike”, e frymëzuar nga projekti i paqes dhe mirëqenies që synuan etërit themelues.
Metz, një nga vendet në zemër të Europës së dikurshme të shkatërruar nga luftërat, u bë për Leonin një shembull pozitiv përballë konflikteve që vazhdojnë në botë. Metz dhe rrethina e tij dëshmojnë se "pajtimi është i mundur vetëm kur ekziston guximi për të thyer zinxhirin e mllefit”, tha ai në paraqitjen e tij të fundit publike gjatë kësaj vizite, në predikimin në katedralen e qytetit.
Edhe aty, ashtu si në çdo ditë të kësaj vizite në Francë, Papa u prit me duartrokitje dhe entuziazëm. /DW
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Parlamenti i Hungarisë votoi këtë të hënë për heqjen e imu...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha so...
Departamenti i Policisë së Universitetit të Harvardit reag...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ofroi Pekinit t’i sh...
Kina dërgoi këtë të diel dy panda gjigante në Shtetet e Ba...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të di...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Një aksident i rëndë rrugor u shënua këtë të diel në Mynih...
Këtë të diel, në Shkup, u mbajt një marshim paqësor në mbë...
Gjermania po promovon krijimin e një “task-force” të Front...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar zyrtarisht pre...
Ishte takimi i parë mes dy kryediplomatëve të Gjermanisë d...
Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë energji elektrike n...
Një senatore nën sanksionet e Perëndimit dhe një ish-ofice...
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një plan iran...
Një tragjedi ka ndodhur në qendër të Athinës, ndërsa dy tr...
Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet q...
Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë festojnë sukse...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marr...
Një mësues u vu në pranga pasi u zbulua se ka ngacmuar sek...
Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...