Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Amfiteatri i Durrësit hyn në një epokë të re, nis plani për konservimin dhe gërmimet arkeologjike

Shkruar nga Newsbomb
Amfiteatri i Durrësit hyn në një epokë të re, nis plani
Pamje nga amfiteatri Antik i Durrsit

Amfiteatri Antik i Durrësit po hyn në një fazë të re të ruajtjes, konservimit dhe studimit, gjashtë dekada pas zbulimit të tij. Në këtë sit arkeologjik ka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, një nismë që synon mbrojtjen e monumentit dhe thellimin e kërkimeve mbi historinë e tij.

Plani është pjesë e investimeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe shoqërohet me vijimin e kërkimeve arkeologjike në kuadër të projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar-Amfiteatri”. Prej vitit 2018, ky projekt ka kontribuar në evidentimin e të dhënave të reja mbi zhvillimin historik dhe arkeologjik të monumentit.

“Në 60-vjetorin e zbulimit, Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi. Ka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa vijojnë kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”, që prej vitit 2018 sjell të dhëna të reja për historinë e monumentit”, shkruan minsitri Blendi Gonxhja.

Përtej rëndësisë së tij historike dhe arkeologjike, Amfiteatri i Durrësit vijon të mbetet një nga pikat me interes për vizitorët. Të dhënat për periudhën janar-gusht 2026 tregojnë se monumenti është vizituar nga 28,823 persona, shifër që përfaqëson një rritje prej 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nisja e Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike vjen në një moment simbolik, në 60-vjetorin e zbulimit të Amfiteatrit. Gjatë këtyre gjashtë dekadave, monumenti është shndërruar në një prej dëshmive më të rëndësishme të trashëgimisë antike të Durrësit dhe një pikë referimi për historinë dhe arkeologjinë e qytetit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese