
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Brukselit ku pritet të marrë pjesë në samitin e Euronews që zhvillohet për turizmin.
Pjesë e samitit do jenë edhe politikëbërës, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Së fundmi kreu i qeverisë mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që u mbajt në New York ku adresoi edhe protestat masive në Shqipëri të njohura si "Revolucioni i Flamingove" duke i konsideruar si të nxitura nga një frymë antisemite. Versus.al

