Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    60 vjet nga zbulimi, Amfiteatri i Durrësit nis një fazë të re ruajtjeje/ Gonxhja: 28,823 vizitorë në 8 muaj

    Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh

    Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh
    Botë

    Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh

    September 29, 2026
    Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani pret gjatë ditës së sotme përgjigjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara për propozimin iranian lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Araghchi, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ndërmjetësit e Katarit kanë përcjellë disa ide mes palëve, ndërsa tash pritet që çështja të rikthehet për diskutim me palën amerikane.

    “Ndërmjetësit e Katarit paraqitën ide dhe ne i diskutuam ato. Ata duhet ta ngrenë përsëri çështjen me palën amerikane dhe më pas përgjigjja përfundimtare e SHBA-së do të na përcillet përmes ndërmjetësve të Katarit”, deklaroi ministri iranian.

    Sipas Araghchit, ndërmjetësit nga Katari shpresojnë që përgjigjja e Uashingtonit të jepet deri të martën.

    Teherani ka propozuar që Ngushtica e Hormuzit të hapet brenda shtatë ditësh, me anijet që do të lëviznin në një korridor më pranë bregdetit iranian.

    Në këmbim, sipas propozimit iranian, SHBA-ja do të angazhohej për “zhbllokimin” e disa aseteve iraniane, heqjen e kufizimeve ndaj porteve iraniane dhe shitjes së naftës së Iranit, si dhe nisjen e bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë dhe çdo ndryshim në lëvizjen e anijeve në këtë zonë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për tregjet ndërkombëtare të energjisë.

    Abbas Araghchi Hormuz iran kriza në Hormuz lindja e mesme marrëdhëniet Iran-SHBA Nafta ngushtica e Hormuzit politika ndërkombëtare SHBA siguria detare tensionet Iran-SHBA transporti detar tregjet e naftës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    60 vjet nga zbulimi, Amfiteatri i Durrësit nis një fazë të re ruajtjeje/ Gonxhja: 28,823 vizitorë në 8 muaj

    September 29, 2026

    Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh

    September 29, 2026

    Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit

    September 29, 2026

    Rama sot në Bruksel për Samitin e Turizmit, sjell në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik

    September 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.