Javë vendimtare në Kosovë: President ose zgjedhje të reja

Kosova ka hyrë në javën vendimtare politike. Partitë duhet të zgjedhin president të ri brenda këtyre shtatë ditëve numëruar nga sot, ose shteti hyn në cikël të ri zgjedhor.

Të mërkurën e shkuar, Gjykata Kushtetuese vendosi që afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Vendimin e arsyetoi duke konstatuar se Kuvendi u konstituua përtej afatit kushtetues 30 ditor, dhe se ky afat ka nisur ta rrjedhë afatin 60 ditor për zgjedhjen e presidentit.

Ndonëse secila parti është shprehur kundër zgjedhjeve të reja, në publik s’janë parë lëvizje që çojnë drejt shmangies së tyre. Megjithatë, Partia Demokratike, si e dyta më e madhja në Parlament, ka thënë se tani është e gatshme të diskutojë për president, me kushtin që në Kuvend të miratohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne si Parti Demokratike e Kosovës kemi biseduar, kemi deklaruar që kur ta kemi Ligjin e aprovuar, jemi të hapur të bisedojmë për t’i dhënë vendit president. Nuk kemi fol nga kush, por për mundësinë që ta kemi presidentin. Nuk është në rregull të japim emra në tavolinë kur nuk jemi tek ajo pikë, tek ajo pikë me PDK-në nuk mund të mbërrihet pa kaluar ligji”, ka thënë kryetari Bedri Hamza.

Swiss Digital Mobile Reklama

PDK-ja pati refuzuar takimet me Vetëvendosjen para verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo parti pati çuar në Kushtetuese edhe çështjen e konstituimit dhe formimit të Qeverisë, por që ky institucion i cilësoi si jo antikushtetuese.

PDK-ja ka kërkuar që Kuvendi të ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale, duke ia kufizuar mandatin, pas dënimit të Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit me 18 e Rexhep Selimit me 13.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?