Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim në Pogradec me drejtues dhe anëtarë të strukturave të PD-së, ku është diskutuar situata politike dhe organizimi i opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se gjatë takimit me deputetët Ivi Kaso dhe Ledina Alolli, si dhe me kryesinë e degës, u diskutua për zhvillimet politike dhe çështjet organizative.
Balliu deklaroi se rënia e pushtetit të Ramës, Ergys Agasit, Vlora Hysenit dhe Belinda Ballukut po afron, duke e cilësuar ndryshimin politik si rezultat të qëndresës së qytetarëve dhe opozitës.
Reagimi i plotë:
Dje në Pogradec, së bashku me kolegët Kaso dhe Aliolli dhe kryesinë e degës, diskutuam situatën politike dhe çështjet organizative.
Motivimi është më i madh se kurrë, sepse rënia e këtij pushteti të Ramës, Agasit, Vlorës dhe Belindës po afron. Ky ndryshim nuk ka ardhur vetë: është rezultat i qëndresës së shqiptarëve dhe i betejës 14-vjeçare të Partisë Demokratike përballë këtij regjimi.
Ndryshimi është i pashmangshëm. Qeveria e re do të vendosë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve, kanë dëmtuar ekonominë dhe kanë cenuar sigurinë kombëtare, duke filluar me Edi Ramën.
© SYRI.net