E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër anëtarë të familjes shqiptare u shuan në Athinë, rrjedhja e gazit dhe shkëndija nga drita dyshohen se shkaktuan shpërthimin

Katër ditë pas shpërthimit vdekjeprurës në një ndërtesë në zonën e Plakës në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, hetimet dhe ekspertizat në ndërtesën e shkatërruar vijojnë me intensitet.

Sipas informacioneve të deritanishme, autoritetet po shqyrtojnë si skenar kryesor rrjedhjen e gazit natyror nga një pajisje, e ndjekur nga një shkëndijë elektrike.

Reklamë

Hetimet janë përqendruar kryesisht te instalimi i gazit në katin e dytë të ndërtesës, i cili u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi.

Ekspertët po shqyrtojnë mundësinë që përqendrimi i gazit në ambient të ketë arritur rreth 15%. Në këtë situatë, një shkëndijë, e mundshme nga ndezja e dritës kur gruaja e moshuar hyri në banjë, mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Ky skenar mbështetet edhe nga fakti se trupi i pajetë i gruas u gjet pranë lavamanit të banjës. Viktimat e tjera u gjetën në dhomat dhe shtretërit e tyre.

Kontrollet për rrjedhje gazi

Të hënën, ekspertë dhe ekipe të specializuara kryen kontrolle në rrjetin e gazit.

Sipas ERT, kontrollet u kryen në një tubacion rreth dy metra të gjatë, i cili lidh furnizimin qendror me matësin e gazit natyror të ndërtesës. Matjet nuk zbuluan rrjedhje në këtë pjesë të rrjetit.

Ky rezultat e orienton hetimin drejt pjesës së brendshme të ndërtesës dhe veçanërisht drejt instalimit të gazit në katin e dytë, ku ndodheshin një ngrohës uji dhe një sobë.

Ndërkohë, ekipet e Ministrisë së Kulturës, të Urbanistikës dhe të Bashkisë së Athinës kanë nisur kontrollet në ndërtesat fqinje për të përcaktuar nëse shpërthimi ka dëmtuar elementët e tyre strukturorë.

Punimet për riparimin e dëmeve vijojnë, ndërsa kontrollet e autoriteteve do të përcaktojnë se cilat prej ndërtesave përreth janë ende të sigurta dhe të banueshme.

Nga ky shpërthim humbën jetën 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë. Viktimat u identifikuan si Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi dhe ndodheshin në Greqi për muaj mjalti.

Gjithashtu humbi jetën  vëllai i Florindës, Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij Eris Çani, të cilët ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Dy viktimat e tjera ishin një çift i moshuar që banonte në katin e dytë. Bëhet fjalë për Athina Paparesku dhe Edmond Hingis, 77 vjeç, me origjinë britanike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.