AKTUALITET /

VIDEO/ Me makinë mbi trotuar për ta nxjerrë në TikTok, shoferi në Berat gjobitet me 600 mijë lekë

Gjithashtu iu hoq leja e qarkullimit pasi mjeti nuk kishte as siguracion dhe nuk kishte kaluar kontrollin teknik.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me makinë mbi trotuar për ta nxjerrë në TikTok,

Berat- Një person është gjobitur nga policia me 60 mijë lekë të reja pasi shkeli rregullat e qarkullimit dhe rrezikoi qytetarët.

Sipas policisë, shoferi I.L qarkullonte me makinë mbi trotuar dhe videon e kishte publikuar në rrjetin social TikTok për t’u mburrur për veprimin e bërë.

Si rezultat, drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat ku u ndëshkua me gjobë të majme si dhe iu hoq leja e qarkullimit pasi makina nuk kishte as siguracion dhe as nuk kishte kaluar kolaudimin. Versus.al

Poll