Zidane “çmendet” pas golit të Olises, ajo që bëri në vijën anësore bëhet virale
Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje ndeshjen e dytë të Nations League me San Marinon, një ndeshje e cila do të transmetohet në platformën Digitalb.
Trajneri Maran duket se i ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka përcaktuar se cilët futbollistë do të qëndrojnë në tribunë në këtë sfidë. Kështu tekniku i skuadrës kuqezi ka vendosur që Feta Fetai dhe Sabah Kerjota të mos jenë pjesë e 23 futbollistëve që do të luajnë në këtë ndeshje dhe do ta ndjekin atë nga tribuna. Po kështu nuk do të jetë në skuadër për këtë ndeshje as Klisman Cake, ky i fundit për shkak të një problemi fizik, ndërsa Simon Simoni u bashkua me skuadrën U21 që do të luajë ndeshje miqësore me Ukrainën.
Ndërkaq u kthye në skuadër Luis Hasa që ishte lënë në tribunë në ndeshjen me Bjellorusinë. Kujtojmë se sfida mes San Marinos dhe Kombëtares shqiptare do të gjykohet nga arbitra hungarezë, ndërkohë që historiku i përballjeve direkte flet totalisht për kuqezinjtë që kanë fituar të 4 ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Top Channel