Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila ka theksuar se në diskutimin mes tyre, ishte në fokus rritja e koordinimit dhe përgjegjësisë në çdo hallkë të shërbimit.

Spahiu thotë se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shëndetit të fëmijëve, me një qasje më të integruar ndaj shërbimeve pediatrike dhe nevojave të tyre.

Sipas ministres, QSUT duhet të jetë shembull i një menaxhimi modern dhe i orientuar te pacienti.

Postimi i plotë i Ministres:

Me drejtuesit e qendrës spitalore më të madhe në vend, me një fokus të qartë: më shumë koordinim, eficiencë dhe përgjegjësi në çdo hallkë të shërbimit.

Kërkova përdorimin sa më të mirë të kapaciteteve të të gjithë sistemit spitalor, për të lehtësuar ngarkesën e QSUNT, përmirësuar shërbimet dhe për t’u dhënë qytetarëve kujdes më cilësor dhe në kohë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shëndetit të fëmijëve, me një qasje më të integruar ndaj shërbimeve pediatrike dhe nevojave të tyre.

QSUNT duhet të jetë shembull i një menaxhimi modern, efikas dhe mbi të gjitha, të orientuar te pacienti.