Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Publikoi VIDEON duke drejtuar makinën në trotuar për të kapur “viralitet” në TikTok, e pëson beratasi, merr gjobë dhe i hiqet leja e qarkullimit

Shkruar nga Newsbomb
Publikoi VIDEON duke drejtuar makinën në trotuar për të
Beratasi duke drejtuar makinën në trotuar, gjoba

Një video e publikuar duke drejtuar makinën në trotuar në qytetin e Beratit i ka kushtuar shtetasit I. L., një gjobë 60.000 lekëshe si dhe heqjen e lejes së qarkullimit.

Menjëherë pasi shtetasi në fjalë shpërndau gjerësisht në rrjet video të momentit duke drejtuar makinën në trotuar të qytetit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kanë kryer menjëherë veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.   

Menjëherë pas hetimeve të bëra, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, dhe u ndëshkua me një gjobë 60.000 lekë si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.     

Njoftimi i Policisë:

Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.

Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.   

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.   

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.    

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese