Lëvizi me makinë në trotuar dhe e postoi në TikTok, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i hiqet leja e qarkullimit shoferit në Berat

29 Shtator 2026 | 09:44

Është ndëshkuar me 60 mijë lekë këtë të martë një qytetar në Berat, pasi me automjet ka lëvizur në trotuar duke rrezikuar këmbësorët dhe më pas e ka postuar videon në rrjetin social TikTok.

Sipas raportimeve të policisë, shkelësi i rregullave rrugore është I. L., të cilit i është hequr edhe leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.   

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.   

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.    

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se në lokalin që kishte marrë me qira, në fshatin Drithas, shiste kokainë. Sipas raportimeve...
09:18 | 29/09/2026

Kryeministri Rama në Bruksel për Samitin e Euronews 2026 për Turizmin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më 29 shtator në Bruksel. Samiti...
08:40 | 29/09/2026

Lita: Vlora Hyseni e ka përdorur në mënyrë të frikshme Ergys Agasin

Gazetari dhe analisti i çështjeve të Sigurisë, Lavdrim Lita ka diksutuar në “Now” mbi çështjen e Vlora Hysenit, ish-drejtoresha e SHISH duke theksuar se kjo...
22:38 | 28/09/2026