LIVE UPDATES
Politike

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

Këto janë elementet kryesore të strategjisë për zgjerimin që KE-ja do ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor. Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian.

29 Shtator 2026, 09:47 Nga E. D
Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE), si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin.

Këto janë elementet kryesore të strategjisë për zgjerimin që KE-ja do ta miratojë dhe publikojë më 7 tetor. Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian.

KE-ja në strategji do të theksojë se zgjerimi duhet të përgatitet mirë, për përfitim të ndërsjellë. Nga njëra anë, kandidatët për anëtarësim duhet të jenë të gatshëm dhe të përmbushin kushte të rrepta, ndërsa nga ana tjetër, edhe BE-ja duhet të jetë institucionalisht, financiarisht dhe politikisht e gatshme që të mbetet funksionale edhe pas zgjerimit.

Sipas draftit të dokumentit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë (REL), mekanizmat për anëtarët e ardhshëm, që po përgatit Komisioni, do të synonin kufizimin e mundësisë për bllokimin e vendimeve gjatë viteve të para të anëtarësimit, ndërsa shtetet anëtare ekzistuese do të kishin në dispozicion instrumente për të reaguar nëse anëtaret e reja, pas anëtarësimit, devijojnë nga detyrimet e marra përsipër. 

Anëtarët e ardhshëm pa të drejtë vetoje

Elementi më i ndjeshëm i draftit ka të bëjë me kufizimin e së drejtës së vetos, që në dokument quhet në mënyrë simbolike “detyrim i përkohshëm lidhur me vendimmarrjen në Këshillin e BE-së dhe Këshillin Evropian”. Sipas këtij propozimi, anëtarët e ardhshëm do të zotoheshin të mos kundërshtonin vendimet e Këshillit në fushat në të cilat kërkohet unanimitet.

Ky propozim do të zbatohej për çështjet institucionale dhe çështjet që lidhen me zgjerimet e ardhshme. Në këmbim, siç thuhet në draft, institucionet evropiane do të angazhoheshin për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme kur një anëtar i ri t’i referohej interesave thelbësore kombëtare.

Marrëveshjet e reja, sipas burimeve të REL-it të njohura me përmbajtjen e dokumentit, do të përfshiheshin në një deklaratë të përbashkët që do t’i bashkëngjitej Traktatit të Anëtarësimit. Deklarata do të miratohej para Traktatit të Anëtarësimit.

Klauzolat mbrojtëse

Përveç mekanizmave ekzistues që kanë vlejtur për anëtaret e mëparshme, KE-ja do të propozojë shtimin e dy mekanizmave të rinj, që lidhen me çështjet financiare dhe institucionale.

Mekanizmi financiar mbrojtës do t’i mundësonte KE-së që, për një periudhë të kufizuar pas anëtarësimit, të propozojë masa proporcionale nëse ka prova të qarta ose rrezik serioz se mangësitë në sundimin e ligjit po rrezikojnë menaxhimin financiar të buxhetit të BE-së ose mbrojtjen e interesave të tij financiare.

Klauzola institucionale do të zbatohej në rast të një “shkeljeje veçanërisht të rëndë”, kur Këshilli i BE-së do të mund të miratonte masa të përshtatshme dhe proporcionale, përfshirë pezullimin e përkohshëm të disa të drejtave që rrjedhin nga anëtarësimi.

Komisioni, përmes këtij dokumenti, do të paralajmërojë gjithashtu forcimin e masave në rast të përkeqësimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore pas përfundimit të negociatave të anëtarësimit.

Ndryshime të propozuara edhe në institucionet e BE-së

Duket se anëtarësimi në BE nuk do të nënkuptojë që anëtaret e ardhshme do të kenë automatikisht edhe komisionarët e tyre, pasi sipas propozimit të ri kjo nuk do të vlejë as për anëtarët ekzistues.

Komisioni, në fakt, propozon që numri i komisionarëve, i cili aktualisht korrespondon me numrin e shteteve anëtare, të reduktohet në dy të tretat e numrit të shteteve anëtare, me rotacion rreptësisht të barabartë.

Komisioni mbështet gjithashtu zbatimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar, si dhe bashkëpunimin e shtuar të një grupi shtetesh kur nuk ka unanimitet.

Drafti, ndër të tjera, propozon që vendimmarrja me shumicë të cilësuar të zbatohet në hapat ndërmjetës të procesit të zgjerimit, siç janë hapja dhe mbyllja e kapitujve, ndërsa unanimiteti do të vlente vetëm për vendimin përfundimtar për pranimin e një anëtareje të ardhshme në BE./REL

komisioni evropian

Sondazh

Poll

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi