BioNTech mbyll tri fabrikat e vaksinave në Gjermani

29 Shtator 2026 | 09:55

Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane të kompanisë BioNTech, prodhueses së vaksinave kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA do të mbyllen.

Para disa vitesh BioNTech së bashku me partnerin e saj amerikan Pfizer, ishte kompania e parë që mori autorizimin për hedhjen në treg vaksinës kundër COVID-19 dhe fitoi miliarda euro prej vaksinave.

Kompania, e cila tani është fokusuar tani në prodhimin e mjekimeve për kancerin, thotë se prej disa vitesh kërkesa për vaksinën kundër COVID-19 është në rënie dhe se ajo nuk ka arritur ende të marrë miratimin për hedhjen në treg të ndonjë produkti tjetër. Sipas BioNTech-ut kërkimet për mjekime për kancerin kushtojnë shumë, prandaj gjashtëmujori i parë të këtij viti u mbyll me një humbje prej 1,35 miliardë eurosh.

Sipas kompanisë shitja e komplekseve të prodhimit në Idar-Oberstein, Marburg dhe Tybingen nuk arriti të realizohej kryesisht për shkak të kushteve aktualisht të vështira të tregut dhe klimës së investimeve. Nga mbylljet e fabrikave preken rreth 1.800 punonjës.

Në Marburgu prodhohen vaksina kundër COVID-19 të bazuara në teknologjinë mRNA, si dhe ADN plazmidike, një material i rëndësishëm bazë për prodhimin e vaksinave mRNA dhe terapive qelizore. Fabrika ndodhet në kompleksin historik të koncernit farmaceutik Behring në Marburg. BioNTech-u e bleu atë nga kompania farmaceutike zvicerane Novartis dhe investoi aty miliona euro.

Radhë padish

Pas njoftimit për mbylljen e komplekseve të prodhimit themeluesi i firmës farmaceutike CureVac, e cila dikur ishte rivali i BioNTech në garën për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19, e akuzoi BioNTech-un për mashtrim.

Në verën e vitit 2025 BioNTech-u njoftoi blerjen e CureVac. Por marrëveshje me vlerë miliarda euro u finalizua vetëm pas disa muajsh negociatash. Tani themeluesi i CureVac, Ingmar Hoerr, e akuzoi BioNTech-un se kishte devijuar nga premtimet e bëra gjatë procesit të blerjes. Sipas tij marrëveshja parashikonte krijimin e një kompanie të përbashkët, ku të dyja palët do të bashkonin ekspertizën dhe do të përfitonin reciprokisht nga njëra-tjetra. Me vendimin për mbylljen e uzinave ky vizion është braktisur plotësisht, tha themeluesi i firmës farmaceutike CureVac.

Para disa muajsh edhe kompania farmaceutike Bayer ngriti padi kundër prodhuesve të vaksinave të COVID-19 Pfizer, BioNTech. Sipas akuzës me vaksinat e tyre me teknologji mRNA ata kanë kopjuar patentat e Bayerit. Këto padi janë pjesë e një sërë mosmarrëveshjesh ligjore mbi patentat që lidhen me vaksinat për virusin e koronës. Edhe kompania Moderna ngriti në vitin 2022 padi kundër Pfizer-it.

Largohen dy figura kyçe

Figurat kyçe të kompanisë, çifti Ugur Şahin dhe Özlem Türeci, deklaruan se do të largohen nga BioNTech-u.

Şahin dhe Türeci planifikojnë t’i përkushtohen zhvillimit të një brezi të ardhshëm barnash të bazuara në teknologjinë mRNA dhe do të hapin një kompani të re. Që nga java e kaluar është bërë e ditur se kompania e re do të quhet “Arife” dhe do ta ketë selinë në Mainz. Megjithatë Şahin dhe Türeci do të mbeten aksionarë të BioNTech-ut./DW

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Diktator nuk është fyerje”, komediani turk lirohet pas dënimit për fyerje ndaj Erdogan

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar një komedian të njohur për fyerje ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke i dhënë një dënim prej gati 19...
09:47 | 29/09/2026

Franca: BE duhet të përdorë të ardhurat nga gjoba e Google për të ulur kontributet e shteteve anëtare në buxhet

Ministri francez, Benjamin Haddad u shpreh të martën se Bashkimi Evropian duhet të përdorë të ardhurat nga miliarda eurot e gjobave të vendosura ndaj Google...
09:39 | 29/09/2026

Protestë në kullën Eiffel, zjarrfikësit francezë kërkojnë më shumë mjete për të përballuar zjarret masive

Zjarrfikës nga e gjithë Franca u mblodhën të hënën në pjesën e poshtme të Kullës Eiffel për të kërkuar më shumë burime dhe personel. Sindikatat...
09:28 | 29/09/2026