E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28 vjeçari, policia: I kanë mbetur edhe 9 vite burg për të kryer

Foto ilustruese

Vanxhel Balla, me origjinë nga Dibra është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se 28 vjeçari është dënuar me 12 vite heqje lirie për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Të riut, i kanë ngelur edhe 9 vite dënim për të kryer.

Reklamë

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.

Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.

Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.