Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Zgjedhja e çuditshme: Maran i “mbyll derën” risisë së tij te Kombëtarja, e pëson edhe kapiteni i ekipit U-21

Shqipëria do të përballet sot me San Marinon, që mban vendin e FIFA-s dhe konsiderohet përfaqësuesja më e dobët në botë.

Pavarësisht kësaj, trajneri Rolando Maran, ka mbajtur në tribunë Feta Fetain dhe Sabah Kerjotën.

Të lidhura

None found

Kerjota ishte vetë risi e Maran, i cili e kishte ndjekur në Skoci. Për 25-vjeçarin e krahut të djathtë të sulmit nuk do të ketë mundësi që të marrë minuta, as përballë San Marinos.

Fetai po e ashtu do e ndjekë ndeshjen nga tribuna e stadiumit të San Marinos. Kapiteni i ekipit U-21 zëvendësoi Qazim Laçin e dëmtuar, megjithatë edhe për të është e sigurt se nuk do të ketë minuta.

Fetai ka provuar të jetë vetëm gjatë një ndeshje në stol, pikërisht dy vite më parë ndaj Gjeorgjisë në transfertë. Më pas, edhe kur është ftuar, është sakrifikuar në tribunë.

Zgjedhjet për sfidën e sotme janë disi të çuditshme. Ashtu si në formacion ku do të ketë rotacion, Maran pritej të vendoste në dispozicion edhe lojtarët që ndaj Bjellorusisë qëndruan në tribunë. Rezulton se vetëm Luis Hasa lë tribunën, teksa Kerjota do shoqërohet nga Fetai dhe Kerjota në San Marino.


Shtuar më 29.09.2026 10:04

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişMadridbetMadridbetMadridbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet