Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka filluar procesi gjyqësor ndaj Festim Ramadanit, ish-zyrtar policor, dhe Jeton Misin, të cilët akuzohen për vrasjen e Sadri Sadriut.
Të lidhura
None found
Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Aktakuza pretendon se më 16 gusht 2024, gjatë një ceremonie martesore, Festim Ramadani, i shtyrë nga motive të pretenduara familjare dhe me qëllim hakmarrjeje, ka qëlluar me breshëri drejt Sadri Sadriut. Sipas Prokurorisë, ai ka përdorur armën zyrtare automatike të policisë dhe ka vepruar me paramendim, me synimin për t’i marrë jetën viktimës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në prani të dhjetëra personave.
Jeton Misini akuzohet se e ka ndihmuar me dashje Ramadanin në kryerjen e vrasjes. Sipas aktakuzës, ai, i pajisur me mjete të forta, ka siguruar perimetrin e sulmit dhe ka penguar ndërhyrjet e mundshme, duke i krijuar Ramadanit mundësinë ta kryente pa pengesa veprën penale të vrasjes së rëndë.
