Sufle me brokoli dhe patate, dreka perfekte nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur, kjo tavë me brokoli, patate dhe mocarela është perfekte për një vakt të ngrohtë e plot shije.
Përbërësit:
- 500 g brokoli
- 3 patate
- 3 vezë
- 80 ml qumësht
- 1 mocarela
- Vaj ulliri
- Piper i zi
- Rigon
- Kripë
Përgatitja:
Patatet i qërojmë, i presim në feta të holla dhe i ziejmë për pak minuta, pa i lënë të zbuten plotësisht. Brokolin e ndajmë në lule të vogla dhe e ziejmë për 3–4 minuta në ujë me kripë.
Lyejmë tavën me pak vaj ulliri dhe shtrojmë fetat e patateve. Sipër vendosim brokolin.
Në një tas, rrahim vezët me qumështin, kripën, piperin e zi dhe rigonin. Masën e hedhim mbi patatet dhe brokolin. Sipër shpërndajmë mocarelën e prerë ose të grirë.
E pjekim në 180°C për rreth 25–30 minuta, derisa masa të mpikset dhe sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur të artë.




