Është vënë në pranga në Bolzano të Italisë i kërkuari i drejtësisë shqiptare Vangjel Balla, 28 vjeç nga Dibra, i cili së bashku me vëllanë e tij Aleksandër Balla i ka marrë jetën shtetasit A. Z alias I. Z, ngjarje e ndodhur në 2018.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Balla do të ekstradohet për në Shqipëri pasi Gjykata e Dibrës në 20202 ka caktuar 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 shtator të 2018. Veprimet hetimore të kryera asokohe zbuluan se shtetasi Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Ditën e nesërme bëhen 8 vite nga ngjarja e rëndë, ndërsa Vangjel Balla është vënë në pranga nga autoritet italiane dhe pritet t'i dorëzohet drejtësisë shqiptare, e cila ka "vulosur" ndaj tij 12 vite burg në total.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.
Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.
Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
