“Vite zhvillimi brenda pak muajsh”, shkencëtarët paralajmërojnë për një shpërthim të inteligjencës artificiale
Dy prej figurave më të rëndësishme në zhvillimin e inteligjencës artificiale, Geoffrey Hinton dhe Yoshua Bengio, po u kërkojnë qeverive të përgatiten për mundësinë e një përshpejtimi ekstrem të AI-së.
Në një raport të ri, Hinton, fitues i Nobelit, Bengio dhe drejtues të lartë të kompanive të teknologjisë paralajmërojnë për atë që e quajnë një “shpërthim inteligjence”: një skenar ku inteligjenca artificiale përshpejton vetë zhvillimin e sistemeve të reja të AI-së.
Sipas autorëve, përparime teknologjike që në kushte normale do të kërkonin vite mund të ngjeshen në vetëm disa muaj ose edhe më pak. Shqetësimi lidhet veçanërisht me mundësinë që sistemet e AI-së të arrijnë nivelin e ekspertëve njerëzorë në kërkim dhe zhvillim të inteligjencës artificiale.
Në raport marrin pjesë gjithashtu Jack Clark, bashkëthemelues i Anthropic, dhe Jakub Pachocki, shkencëtari kryesor i OpenAI. Autorët argumentojnë se qeveritë duhet të përgatiten për këtë mundësi përpara se ritmi i zhvillimit të bëhet shumë më i shpejtë se kapaciteti i institucioneve për të reaguar.
Operacion kundër krimit të organizuar, policia britanike arreston 17 persona
Surprizon Celine Dion, shfaqet në sfilatën e modës në Paris
Zelensky: Mbi 8,000 trupa të Koresë së Veriut janë në Rusi, po përgatiten edhe 10,000 të tjerë
- 10:13 Identifikohen përmes ADN-së edhe dy viktima të luftës në Kosovë
- 10:11 Operacion kundër krimit të organizuar, policia britanike arreston 17 persona
- 09:58 Surprizon Celine Dion, shfaqet në sfilatën e modës në Paris
- 09:56 Zelensky: Mbi 8,000 trupa të Koresë së Veriut janë në Rusi, po përgatiten edhe 10,000 të tjerë
- 09:55 BioNTech mbyll tri fabrikat e vaksinave në Gjermani
- 09:47 “Diktator nuk është fyerje”, komediani turk lirohet pas dënimit për fyerje ndaj Erdogan